GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Si po orkestron vetë Mërtiraj “sulmin“ mediatik ndaj inceneratorëve

13:15 - 07/01/23
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po orkestron vetë Mërtiraj “sulmin“ mediatik ndaj inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Top Channel dhe Prapaskena.al rezultojnë dy nga mediat që së fundmi kanë sulmuar ashpër inceneratorët dhe të gjithë personat e lidhur me këtë skandal, ndërkohë që shumë sekrete fshihen pas këtij sulmi. Sekreti më i madh është pikërisht dyshimi i fortë dhe i arsyeshëm se ky sulm po organizohet nga vetë Mirel Mërtiraj, i cili vijon të vjelë të ardhurat nga inceneratorët, duke financuar në fshehtësi fushatën për Erion Veliajn.

Sipas të dhënave të dala dhe në media, sa i përket lidhjes mes Top Channel dhe Mirel Mërtirajt, ajo është e hershme, që në kohën, kur Ben Blushi dhe benjamini i tij Endrit Habilaj morën drejtimin e kësaj medie bashkë me Top Neës dhe Gazeta Shqip, të cilët u vunë në shërbim të tij. Por pas prishjes së pazareve me Vjollca Hoxhën, ata u larguan nga Top Media si gjobëvënës. Megjithatë, pa kaluar shumë muaj, “gjobëvënësit” u rikthyen në Top Media si qiramarrës të Top News. Endrit Habilaj vendosi në krye të Top News kushëririn e tij Erion Habilaj, i cili dihet se është vetëm një levë që lëvizet prej tij, ndërsa vetë Endrit Habilaj lëvizet nga Ben Blushi, i cili nuk lëvizi nga Euronews me qëllim që të ketë një kontroll edhe më të gjerë mbi mediat.

Ajo që nuk po kuptohej nga publiku ishte fakti sesi Top Channel sulmonte inceneratorët, ndërsa Top News i mbronte, por që shpjegimin do ua japim më poshtë, pasi nga burimet zbulohet se Top Channel merr jo pak por 60 mijë euro në muaj nga Mirel Mërtiraj për të luajtur lojën e tij, sulmo në njërin krah dhe mbro në krahun tjetër.
Siç duket kësaj skeme nuk i ka shpëtuar as prapaskena.al, një portal, i cili drejtohet nga gazetarë të Carlo Bollinos.

Një prej tyre është edhe Adriatik Doçi, i cili së fundmi iu drejtua edhe prokurorisë për një kallëzim për Arben Ahmetajn dhe dy prokurorët që kanë hetuar inceneratorët, pasi sipas tij, ish ministri ka udhëtuar në Vjenë bashkë me të dashurën me paratë e Mirel Mërtirajt.

I zhveshur nga kostumi i gazetarit, por me mantelin e njeriut që punon në mediat e Karlo Bolinos, të paguar nga inceneratorët, që paratë e tyre quhen reklama, Adriatik Doçi me një padi të bërë gati në dorë, u paraqit para dyerve të SPAK-ut, ku dhe zhvilloi “show”-n e radhës për inceneratorët, ku duket se ishte planifikuar nga vetë organizatorët e aferës. Kjo për arsyen se gjithçka ishte ndërtuar kundër prokurorëve dhe jo ministrit Ahmetaj dhe Mirel Mërtirajt. Kjo për arsye se ato dokumente të paraqitura prej tij janë të pavlera, sepse ka një afat ligjor parashkrimi dhe u përkasin 5 viteve të shkuara.

Dhe si çuditërisht Top Channel i dha zë këtij kallëzimi, duke trumbetuar “luftën” për inceneratorët, por që në të vërtetë, të gjitha këto akuza ishin orkestruar nga vetë Mirel Mërtiraj, me qëllim që të ushtrohet presion ndaj prokurorëve, të cilët vijojnë hetimin për këtë skandal. Kjo flitet edhe sipas disa dëshmive, , ku thuhet se dy gazetarët Adriatik Doçi dhe Endrit Habilaj janë parë disa herë në Vjenë, ku takohen me Mirel Mërtirajn dhe marrin urdhrat për lajmet që duhet të publikohen.

E kjo mund të vërtetojë më së miri arsyen që me gjithë skandalet e ndodhura, arrestimet e kryera, prapë qeveria vazhdon me pagesat për inceneratorin e Tiranës, ku përfitues fundor janë persona në kërkim dhe me vendim arresti nga gjykata. Megjithatë, kjo ndodh sa kohë që këta persona, paratë që i marrin po i financojnë për fushatën e Erion Veliajt dhe financimin e mediave që zbatojnë më së miri skenarët e tyre.

Etiketa: incerenatorMire Mertiritop channel

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Rama reklamon çantën 10 mijë USD,komentuesit:E blini ju qeveritarët

Rama reklamon çantën 10 mijë USD,komentuesit:E blini ju qeveritarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com