GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si shqiptarët u bënë partnerë të mafies famkeqe “Ndrangheta”

22:01 - 23/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si shqiptarët u bënë partnerë të mafies famkeqe “Ndrangheta”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ndrangheta” po përballet me konkurrencë në rritje nga rrjetet e tjera evropiane të trafikimit. Në Kolumbi, vendi kryesor i prodhimit të “pluhurit të bardhë”, organizatat kriminale janë ndarë në fraksione më të vogla. Kjo u ka hapur derën grupeve të tjera evropiane, siç janë rrjetet shqiptare. Ato blejnë “mallin” direkt në Amerikën e Jugut”.

Kështu thuhet në një shkrim të gjatë të rrjetit investigativ ndërkombëtar “Insight Crime” mbi aktivitetin e mafias italiane në trafikun e drogës. Shkrimi është fokusuar gjerësisht në historinë dhe lidhjet e “Ndragheta”. Ndër vite kyt grup kriminal ka bërë ndryshime të shumta në strukturë, por edhe në mënyrën e funksionimit. Tashmë fokusi duket se është sjellja e drogës nga Amerika Latine.

“Insight Crime” shkruan se operacionet e decentralizuara të “Ndrangheta” u japin klaneve fleksibilitetin për t’u përshtatur me humbjen e liderit duke kufizuar pasojat në rrjet.

“Të huajt mund të kontaktojnë vetëm një person nga klani “Ndrangheta” që u nevojitet për marrëveshjen e drogës. Të tjerët nuk ekspozohen” – thotë Anna Sergi profesoreshë e kriminologjisë në Universitetin e Essex.

Në të njëjtën kohë, çdo klan përfiton nga shoqërimi me markën ‘Ndrangheta”, një vulë që i qëndron besueshmërisë në botën kriminale.

“Trafiku i drogës kërkon shumë besim midis dy palëve. Pra, sa më i besueshëm të jesh, aq më shumë mund të blesh. Dhe “Ndrangheta” është si një orë zvicerane. Ata janë gjithmonë në kohë me pagesat” – thotë gazetari dhe eksperti i çështjeve të mafias, Sergio Nazzaro.

Struktura e “Ndrangheta” gjithashtu e bën më të lehtë për klanet e reja hyrjen në tregun e kokainës. Klanet e krijuara më herët ofrojnë akses tek ndërmjetësit ndërsa veprojnë si garantues për dërgesat e drogës. Ky sistem referimi, sipas Sergi, ka rritur numrin e klaneve Ndrangheta aktive në tregtinë transnacionale të kokainës nga rreth 10 në vitet 1990 në 35-50 klane në vitet 2000.

Bosët e klaneve Ndrangheta nuk përfshihen gjithmonë drejtpërdrejt në tregtinë e drogës. Pavarësisht se ishte një nga trafikantët më të shquar të drogës Ndrangheta në Amerikën e Jugut, Rocco Morabito nuk ishte bosi i klanit të tij. Ai bëri pazare kokaine në mënyrë të pavarur në emër të klanit pa pasur nevojë të kërkonte miratimin e tij.

“Ai ishte një lloj menaxheri ekzekutiv. Por presidenti me pushtetin e vërtetë ishte dikush tjetër” – thotë Sergi.

Shqiptarët dhe e ardhmja e “Ndrangheta”

Autoritetet italiane kundër drogës besojnë se “Ndrangheta” mbetet një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të rrezikshme në botë, pavarësisht arrestimeve të fundit të figurave të rëndësishme të tyre.

Megjithatë klanet po përballen me konkurrencë në rritje nga rrjetet e tjera evropiane të trafikut të kokainës. Aktorë të tjerë, veçanërisht rrjetet shqiptare, mësuan nga modeli ‘Ndrangheta’ dhe tani janë në veprim duke siguruar kokainën nga më afër burimit nëpërmjet ndërmjetësve të pavarur.

“Shqiptarët u sollën fillimisht thjesht për të zhvendosur sendet nga A në B. Por ata u bënë ekspertë në logjistikën evropiane. Dhe këto rrjete logjistike tani u përkasin kryesisht grupeve kriminale shqiptare” – thotë Nazzaro.

Klanet e “Ndrangheta” janë përshtatur dhe shpesh bashkëpunojnë me rrjetet shqiptare.

“Shqiptarët nuk janë konkurrentë. Ata janë partnerë,” – shton Sergi.

Megjithatë, meqenëse Amerika Latine aktualisht po dëshmon nivele rekord të prodhimit të kokainës, ka shumë biznes për të bërë.

Etiketa: Ndranghetashqiptaret

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Belgjika shmang surprizën ndaj Kanadasë

Belgjika shmang surprizën ndaj Kanadasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com