GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo: Nuk mendoj për Europian, por vetëm për ndeshjen me Çekinë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo: Nuk mendoj për Europian, por vetëm për ndeshjen me Çekinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, SIlvinjo, është shfaqur sot në konferencën e zakonshme për mediat para fillimit të grumbullimit të kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Bullgarisë. E para është një ndeshje e rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa e dyta një miqësore ku ai do të shohë në veprim disa lojtarë që kanë pasur më pak mundësi aktivizimi deri tani.

Sigurisht, vëmendja ka qenë më shumë te ndeshja ndaj Çekisë, pasi ajo mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve në rrugën drejt EURO 2024.

“Kërkoj ndjesë se ka shumë gjëra të 48 orëve të fundit që kanë qenë të vështira. Ismajli kishte një dëmtim të lehtë e humbi një ndeshje, po e ndiqnim. Dëmtimi ishte me Interin me 24 shtator, ka bërë vetëm një pjesë loje dhe pastaj ishim në errësirë, flasim me doktorët, klubin e lojtarin. Nuk jemi atje çdo ditë, duhet të respektojmë edhe klubin. Fola me doktorin Stesina, presim klubin dhe lojtarin që të vijë te ne dhe vlerësojmë, ai është një titullar, një lojtar i rëndësishëm, nëse nuk është në rregull, do e shohim apo jo. Por kemi të tjerë, ndaj bëjmë ftesë për 25 lojtarë. Unë mendoj për një ndeshje dhe mendoj se kemi 23 lojtarë, por nuk ka qenë e thjeshtë zgjidhja për 23. Është ai e të tjerë me probleme. Por jam absolutisht i bindur që do të kemi lojtarë të fortë të gatshëm për të zbritur në fushë.

Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Fakti që luajnë me ekipet është shumë e  bukur për ne edhe pse ka të tjerë që luajnë e nuk janë, ne i ndjekim çdo javë kur shënojnë, japin asist apo luajnë. Lojtarët dhe ne mbërrijnë të karikuar dhe tani mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes së Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia. E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mendjen e duhur për 90 minutat. Jam i lumtur që lojtarët luajnë dhe shënojnë, janë të rëndësishëm. Para Polonisë thashë që kanë ekip të fortë, por edhe ne kemi të fortë, të mirë dhe me cilësi e teknikë dhe kjo është e bukura”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Etiketa: Silvinjo

Lajme të lidhura

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26
Trajneri i Spanjës lë në stol yllin e Barcelonës, publikohen formacionet e çerekfinales me Belgjikën
Breaking Views

Trajneri i Spanjës lë në stol yllin e Barcelonës, publikohen formacionet e çerekfinales me Belgjikën

20:06 - 10/07/26
Doli i dëmtuar nga çerekfinalja me Marokun, Mbappe tregon si është gjendja e tij
Sport

Doli i dëmtuar nga çerekfinalja me Marokun, Mbappe tregon si është gjendja e tij

15:45 - 10/07/26
Para
Osmani takon Borrell: Serbia, përgjegjëse për agresionin mbi Kosovën

Osmani takon Borrell: Serbia, përgjegjëse për agresionin mbi Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte
Aktualitet

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

09:13 - 11/07/26

Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri. I pyetur për to nga DW, ministri i...

Lexo më shumë
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

Protesta kombëtare hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

08:36 - 11/07/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: 1 mijë raketa janë gati nëse më prekni, do t’ju asgjesojmë plotësisht

08:20 - 11/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com