GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti

19:02 - 05/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensacional, që bën zhurmë dhe zhduket herë pas here, ai se ish bosi i Agon Channel, Francesko Becchetti, ka fituar një shkallë tjetër gjykimi ndaj qeverisë Rama, duke e detyruar shtetin shqiptar të paguajë plot 110 milionë euro (pa kamatë vonesat dhe shpenzimet avokatore) për mbylljen arbitare të kësaj mediaje. Nisur nga fakti se Edi Rama dhe Belinda Balluku reken ti trajtojnë shqiptarët si idiotë, duke thënë se kjo është një vepër e opozitës, që e përdor këtë histori për fushatë, ose duke anatemuar ata që i gëzohen marrjes së “parave tona” nga një kriminel, kjo çështje ia vlen të shpjegohet shkurtimisht.

Së pari, vendimi është marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID), në fund të muajit të shkuar dhe askush nuk mund të imagjinojë gomarllëqet e kryeministrit se ajo është ndikuar nga fushta elektorale. Së dyti, ky nuk është një vendim i ri, pasi Shqipëria është dënuar më këtë “gjobë” që në prill të vitit 2019.

Thjeshtë, këtë radhë, gjykata nuk ka marrë parasysh ankimimin e studios avokatore të Ramës, të përfaqësuar nga gruaja e Tony Blair, që shteti ynë të mos i shlyejë pagesën ish investitorit kontrovers italian, pasi ai është dënuar nga drejtësia shqiptare, për krimin e pastrimit të parave. Pra, ICSID, nuk ka ndëshkuar vetëm vendimet arbitrare të qeverisë, por ka injoruar edhe vendimet e drejtësisë sonë të reformuar, plot kimete, nga amerikanët dhe evropianët.

Ky është sfondi i çështjes, por më i rëndësishëm se ky sqarim në formë, që bëhet i nevojshëm nga përpjekja për të debilizuar debatin publik, është të kthjellohet thelbi i saj.

Edhe kryeministri edhe kundërshtarët e tij, po e vënë theksin tek fakti nëse buxheti i shtetit do ti paguajë ose jo, Francesco Becchettit, shumën që i detyrohet për mbylljen e paligjshme të televizionit të tij. Rama gafurret në studio televizive, me arrogancën e një beu fshati, se ai do ti marrë “noc rrokun” paratë. Opozitarët këmbëngulin se ato miliona tashmë kanë firuar, duke e fajësuar shefin e qeverisë për vendime në kundërshtim me ligjin. Të dyja palët, ose nga perversiteti ose nga naiviteti, harrojnë të lexojnë vendimin e marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore. Pikërisht aty fshihet skandali.

Na fakt, sado e madhe të jetë kjo “gjobë”, shuma e saj nuk është ana më e errët e kësaj historie. Më e rënda qëndron në faktin se gjoba po paguhet pasi qeveria Rama ka mbyllur politikisht një media. Në vendimin përfundimtar të ICSID gjenden tre elementë që na tregojnë se si asgjesohet një televizion që nuk i pëlqen regjimit të Ramës. Nisur nga provat që ka paraqitur pala e cënuar, Gjykata e arbitrazhit ka vendosur se qeveria e ka shantazhuar Agon Channel, si me mesazhet e Erion Veliajt: “po më bën armik”, po ashtu edhe me këshillat e Engjëll Agaçit për të zbutur tonet kritike. Më tej akoma, gjykata ka konstatuar se si varmihës të një televizioni konkurent kanë shërbyer edhe ekranet e mëdha kombëtare, servise të Edi Ramës. Mjafton të hapësh arkivat për të parë si e kanë raportuar këtë ngjarje, në 2015, TV Klan dhe Top Channel, për tu bindur për këtë. Dhe së fundi, Becchetti është shpërblyer nga ICSID me 110 milinë euro, pasi në këtë vend prokuroria, gjykatat dhe policia nuk vepronin sipas ligjit, por sipas urdhërit politik.

Pra historia e eleminimit të Agon Channel është një vrasje në bashkëpunim mes qeverisë, pushtetit të drejtësisë dhe atij mediatik. Në këtë rast ato nuk kanë vepruar sipas parimeve të kontrollit dhe balancimit të njëri-tjetrit, sikurse duhet të ndodhë në një demokraci, por si leva të një regjimi autokratik.

Pavarësisht sa personazh i bardhë apo i zi të ishte italiani Becchetti, perandorisë së tij mediatike me Sabrina Ferillin, Fatos Lubonjën, Simona Venturën, Andi Bejten, Pupon, Sonila Meçon dhe Adi Krastën, iu vu dryni dhe iu ndërpre transmetimi me urdhër të një njeriu. Kjo është ana e rëndë e këtij skandali që nxori në pah vendimi i një gjykate me reputacion. Para kësaj, shuma që do të zhvatet nga taksat e shqiptarëve për të shkuar në xhepat e një italiani ka më pak vlerë. Sepse shumëkush sot mund të qe dakord që ti humbnim ato 110 milionë euro për të pasur një TV që nuk i lëpihet Edi Ramës.

Etiketa: Andi BushatiBecchetiOpinionRama

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Tregtuan kokainë me tonelata, dënohen “biznesmenët” shqiptarë

Tregtuan kokainë me tonelata, dënohen “biznesmenët” shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar (EMRAT)
Aktualitet

Operacioni me 22 të arrestuar për kokainë në Tiranë. Ja bisedat që i tradhtuan

14:45 - 26/12/25

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndatë kokainë në kryeqytet, duke vënë në...

Lexo më shumë

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25
Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

13:59 - 26/12/25
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

13:38 - 26/12/25
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com