GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ E qëlloi gruan 3 herë, mjekësia ligjore: S’të vret se është thikë kuzhine!

09:52 - 11/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal/ E qëlloi gruan 3 herë, mjekësia ligjore: S’të vret se është thikë kuzhine!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur T.P., përfundoi në policinë e Kamzës, duke mbajtur plagët me dorë, policët ndoqën vazhdën e gjakut të saj për të shkuar në banesë, ku dhe ndaluan e arrestuan 74-vjeçarin N.P., në marrëdhënie bashkëshortore me të plagosurën rëndë. Por me kalimin e ditëve, prokuroria nuk arriti dot ta vërtetonte se bëhej fjalë për tentativë vrasjeje ndaj dhe e akuzoi të moshuarin vetëm për dhunë në familje.

Gjithë historiku i gruas së plagosur që ngriti dorën për t’u mbrojtur që kërkoi ndihmë dhe që shpëtoi prej agresorit falë mrekullisë, tregohet për Gazetasi.al nga të afërm të gruas, që kanë vënë në dispozicion fashikujt dhe veprimet e institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila pas ekspertizës skandaloze që liroi vrasësin Elton Metaj, që më pas vrau Sabrina Bengën në Fier, ka lehtësuar dukshëm pozitën e një tjetër burri.

Në këtë fashikull jepen detaje mbi procedurat që ndiqen dhe që ngecin në zinxhirin e drejtësisë dhe veçanërisht me gabimet që kryejnë ekspertët. Në këtë rast, një përgjigje në dukje rutinë e ekspertit, që thotë se thika nuk i përmbush kushtet për të vrarë, ka lehtësuar dukshëm pozitën e të akuzuarit.

Gruaja e pyetur në polici, thotë se i shoqi tentoi ta vrasë, pasi e goditi disa herë me thikën e kuzhinës dhe dëshmitarja, sipas burimeve të Gazetasi.al, riprodhoi të njëjtat deklarata si ato përpara prokurorit dhe gjatë kallëzimit penal. Në fashikull, përshkruhet se “rreth orës 10:30, në Komisariatin e Policisë nr.5, është paraqitur e mbuluar me gjak shtetësja T.P., që mbante në dorë një thikë dhe ka deklaruar se ishte goditur nga bashkëshorti i saj, i pandehuri N.P.

Në kushtet kur viktima ishte me plagosje dhe gjakderdhje të dukshme plage me thikë në bark, krahë dhe këmbë, është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës Tiranë për mjekim”.

Çdo gjë tjetër tregohet nga veprimet që kreu policia

“Këqyrja e banesës tregoi për vija gjaku që ishin të shpërndara nëpër apartament, nga kuzhina në korridor, nëpër shkallët e pallatit e deri në dalje nga godina. Gjurmët e gjakut u fiksuan dhe mostra prej tyre u morën për ekspertime të mëtejshme biologjike. Tabela fotografike, nr.2144/2020 regj, date 28.08.2020, tregon pamjet e vendit te ngjarjes dhe faktin që gjurmët e gjakut vijojnë nga brenda banesës, nëpër shkallë e deri në hyrje të pallatit. Kjo përputhet me rrugën e ndjekur nga viktima gjatë largimit nga agresori e deri në polici”, – thotë oficeri i policisë.

Pikërisht lojërat me drejtësinë nisin nga ekspertizat e kryera pranë Mjekësisë Ligjore, tha një burim i sigurt i Gazetasi.al, që hetoi dhe shqyrtoi këtë dosje.

“Eksperti arrin në përfundimin që “thika objekt ekspertimi, e përdorur nga autori i moshës 74 vjeç, ditën e ngjarjes nuk i përmbush kushtet teknike për t’u cilësuar si armë e ftohtë me teh (prerëse, shpuese). Ajo është thikë kuzhine”.

Mjekësia Ligjore vijon me përshkrimin e plagëve të shkaktuara në trupin e gruas, që janë një skandal i vërtetë, duke treguar se plagët ishin në bark, parakrah dhe në këmbë.

“Këto janë shkaktuar me “mjet prerës me majë të mprehtë, siç është dhe thika”. “Dëmtimet nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre dhe, si të tilla, hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë për pasoje humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi nëntë ditë”.

I njëjti institucion, i deklaron plagët si humbje e përkohshme e të plagosurës për të mos shkuar në punë, megjithëse pranon se plagët ishin tejshpuese dhe të shkaktuara nga një thikë. Por njëherazi, gjithë veprimet e autorit, u konsideruan prej të njëjtit institut, si humbje e ekuilibrit mendor thënë ndryshe gjaknxehtësi. Gruaja e plagosur, tregon në dosjen e saj, se ishte martuar që 15 vjeçe me shkuesi dhe se marrëdhënia e saj martesore, ka qenë përherë e trazuar dhe me dhunë.

Në këto kushte, prokurori i hetimit e ka dorëzuar si dhunë në familje çështjen e plagosjes së gruas, pa qenë në gjendje të vërtetojë akuzën e ngritur në fillim, atë të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë. Dhe e gjitha kjo, vetëm për shkak të armës që u përdor, që ekspertët e përcaktojnë se nuk të vret, pasi është thikë kuzhine./ Gazeta “Si”

Etiketa: KamzePlagosjePoliciathike

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
Stambolli, qyteti ku takohen dy kontinente

Stambolli, qyteti ku takohen dy kontinente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com