GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Skandali i ri i qeverisë me projektin ‘Smart City, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredinë prej 118 milionë dollarësh të marrë nga qeveria shqiptare nga Fondi i Abu Dhabit me afat shlyerjeje 15-vjeçar dhe interes 4% në vit.

Ajo theksoi se, këto fonde nuk po shkojnë për nevoja urgjente të qytetarëve, por për financimin e projektit “Smart City / Safe Nation”. Ajo tha se kontrata i është dhënë pa tender dhe pa garë kompanisë Presight Al Ltd, të lidhur me grupin G42 nga Abu Dhabi.

Vangjeli ngriti dyshime për fryrje të kostove të projektit, i cili arrin në rreth 140 milionë dollarë me TVSH. Ajo theksoi se shpërndarja e fondeve për licenca, pajisje dhe mirëmbajtje ngre pikëpyetje serioze për abuzim me buxhetin.

Sipas saj, projekti parashikon edhe një sistem të gjerë kamerash dhe monitorimi që rrezikon privatësinë e qytetarëve. Vangjeli kërkoi transparencë të plotë, auditim të pavarur dhe publikimin e gjithë dokumentacionit të kontratës.

Kujtojmë që kjo marrëveshje u firmos nga zv.ministri i Brendshëm Xhemal Qefalia.

Deklarata:

Në mars të vitit 2025, qeveria dërgoi në Kuvend për ratifikim një kredi prej 118 milionë dollarësh nga Fondi i Abu Dhabit, me afat shlyerjeje 15-vjeçar dhe interes 4 për qind në vit.

Në vend që këto para të investohesshin për nevojat urgjente të qytetarëve shqiptarë, ato do të përdoren për të financuar një kontratë gjigante që do t’i jepet pa tender, pa garë dhe pa transparencë kompanisë Presight Al Ltd, e lidhur me grupin G42 nga Abu Dhabi.

Vlera reale e kontratës arrin në rreth 140 milionë dollarë me TVSH, ndërsa analiza e kostove ngre dyshime serioze se projekti është fryrë artificialisht deri në 80 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve zyrtare të huasë, projekti ndahet në:

31.13 milionë USD për licenca softueri;

62.4 milionë USD për harduer dhe infrastrukturë;

7.84 milionë USD për shërbime profesionale;

17.13 milionë USD për mirëmbajtje katërvjeçare.

Kjo do të thotë se mbi 48 milionë dollarë shpenzohen vetëm për softuer dhe mirëmbajtje, pa përfshirë kamerat dhe pajisjet fizike.

Projekti parashikon instalimin e 8,657 pajisjeve monitoruese, përfshirë kamera ANPR, kamera PTZ dhe kamera trupi për Policinë e Shtetit.

Megjithatë, kostoja mesatare rezulton në rreth 13,688 dollarë për pajisje pa interes dhe afro 15,878 dollarë për pajisje me interes të llogaritur, nivele që ngjallin pikëpyetje serioze mbi arsyeshmërinë e shpenzimeve.

Krahasimet me çmimet publike të tregut për sistemet moderne të video-monitorimit tregojnë se vetëm zëri i softuerit dhe mirëmbajtjes rezulton rreth shtatë herë më i lartë se referencat ndërkombëtare për sisteme të ngjashme. Diferenca e pajustifikuar arrin në mbi 41 milionë dollarë vetëm në këtë komponent.

Sipas të dhënave të kompanive ndërkombëtare të specializuara në teknologjitë e sigurisë dhe monitorimit, një sistem i ngjashëm për Shqipërinë, me një popullsi rreth 2.4 milionë banorë, do të kushtonte nga 50 deri në 90 milionë dollarë, shumë më pak se 118.5 milionë dollarët e kontratës së propozuar.

Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me kostot.

Projekti ‘Smart City / Safe Nation’ synon ngritjen e një infrastrukture të avancuar monitorimi me kamera, inteligjencë artificiale dhe qendër të centralizuar kontrolli.

Në mungesë të transparencës mbi mënyrën e përdorimit të sistemit, ruajtjen e të dhënave, aksesin në informacion, auditimin e pavarur dhe garancitë për mbrojtjen e privatësisë, lindin shqetësime serioze për ngritjen e një mekanizmi të survejimit masiv të qytetarëve.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë pse po marrin një borxh të ri prej 118 milionë dollarësh për të financuar një kontratë të dhënë pa garë dhe pa konkurrencë, ndërsa ekspertët vlerësojnë se e njëjta teknologji mund të sigurohej me dhjetëra miliona dollarë më pak.

Pa transparencë, pa tender dhe pa publikimin e kostove reale, ky projekt mbetet nën hijen e dyshimeve për shpërdorim fondesh publike, favorizim të kompanive të përzgjedhura dhe cenim të lirive themelore të qytetarëve.

Ne kërkojmë publikimin e menjëhershëm të preventivit të analitik të plotë, auditim të pavarur ndërkombëtar të kostove dhe garanci ligjore të qarta për mbrojtjen e të dhënave personale të çdo qytetari shqiptar.

Asnjë qeveri nuk mund të marrë në emër të shqiptarëve qindra milionë dollarë borxh dhe t’i shpenzojë ato pa konkurrencë, pa llogaridhënie dhe pa transparencë.

Etiketa: milionaprojektSkandal

Lajme të lidhura

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Aktualitet

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
Para
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll

Tabaku në konferencën e IRI: Korrupsioni dhe kapja e shtetit janë kërcënime për sigurinë kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...

Lexo më shumë
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com