GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SKANDALI/ PS e Dibrës pushtohet nga Ymer Lala, 13 nga 16 kandidatë për kryetar, “ushtarët” e tij

12:15 - 17/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDALI/ PS e Dibrës pushtohet nga Ymer Lala, 13 nga 16 kandidatë për kryetar, “ushtarët” e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi shëtiti në disa parti të vogla, Ymer Lala në Dibër, duket se i ka vënë syrin Partisë Socialiste, duke shkaktuar një përçarje në bazën e këtyre të fundit nën bekimin e Edi Ramës, i cili ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, pasi i interesojnë votat e tij në qarku ne Dibrës
Një histori e ngjashme me atë të Shkodrës ku kandidonin, kandidatë nga parti të tjera po ndodh edhe në Dibër. Edhe pse statuti i PS e ka të sanksionuar që kandidatët për kryetar duhet të jenë anëtarë të PS minimalisht 1 vit, të vijnë nga strukturat, dhe jenë kontributorë në parti, këto rregulla nuk po funksionojnë njësoj në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Statuti ndalon kategorikisht që këshilltarë të dalë nga partitë e tjera, qoftë edhe aleate të PS të kandidojnë për kreun e PS. Por kjo siç duket nuk vlen për degën e PS në Dibër, ku nga 16 kandidatë për kryetar partie, 13 janë persona me lidhje të ngushta dhe përkrahje nga Ymer Lala, një nga personazhet më të akuzuar nga opozita. Ymer Lala, njihet si “i forti” i Dibrës, emri i të cilit është përmendur disa herë në parlament nga Lulzim Basha. Në media njihet dhe prezantohet si biznesmen, por kryedemokrati e quan vrasës. “Vrasës si Ymer Lala, ju mediat i quani biznesmen”, ka deklaruar disa herë ai. Ymer Lala është babai i deputetes Reme Lala, e cila u fut në parlament nën siglën e PDIU, por që më vonë iu bashkua Partisë Socialiste.
Tashmë duket se ai do të gllabërojë Partinë Socialiste. Nga burimet brenda partisë mësohet se në degën e PS Dibër, kanë dalë 16 emra të propozuar qoftë edhe nga vetëm një person, apo persona të “panjohur” edhe nga vetë strukturat e larta të partisë. Kjo gjë duket se nuk është vënë re, ose është lënë qëllimisht, nga kryesia e PS në Tiranë.

Në listë gjenden emra që s’kanë lidhje me PS. Lista të ngjan me një “varkë” kandidatësh “shëtitës” që kanë marrë mbarë të gjitha partitë sipas nevojave të Ramës. Nga 2013 pjesa dërrmuese e tyre janë konsumuar, pasi vinin nga radhët e PD, më pas kaluan në PDIU, e pasi shtrydhën edhe partinë Çame të Idrizit iu kthyen PS, apo partive aleate më të afërta me Ramën, si G99 apo PSD.
Problematika është evidentuar nga kandidatët, dhe strukturat e Partisë Socialiste, pasi nga Tirana ka kaluar pa u vënë re se ka shkelje statutore. Dy prej tyre janë edhe publikisht me parti të tjera. Konkretisht, kandidati për kryetar Afrim Mikli, është aktualisht anëtar i PSD, edhe është këshilltar i kësaj force në Këshillin Bashkiak. Kandidati tjetër, Danjel Gjurra i ardhur nga PDIU, prej tre vitesh përfaqëson G99 në këshillin Bashkiak, para një muaji është anëtarësuar në PS për të kandiduar për kryetar.

Nga 16 emrat e propozuar, vihet re se pjesa më e madhe janë futur për mbushje, pa kontribute për të kapur kreun e PS nga struktura që herë herë, kanë qenë “aleate” me PS në zgjedhje por më pas kanë funksionuar si struktura paralele brenda partisë. Zgjedhja e Ramës për t’i emëruar kryetarët e partive në degë, shton dyshimet tek Socialistët që e shohin si një tentativë për kapjen e PS Dibër me bekimin e vetë Ramës dhe strukturave të larta që merren me organizimin e zgjedhjeve.

Sekretariati për organizimin e zgjedhjeve duket se nuk e ka rishikuar listën, ndërkohë që Rama pritet të ketë një takim të shtunën me këto struktura në Dibër, ku nuk përjashtohet mundësia e përplasjeve të forta në bazë. Kjo do të ishte fatale për Dibrën, pasi mesazhi që përçon Rama tek Dibranët, do të ishte një mbështetje për “strukturat paralele” që kanë marrë peng jo vetëm Partinë Socialiste, por gjithë shtetin. Ymer Lala, i cili ka qenë i akuzuar nga opozita, ka rezultuar më herët edhe në përgjimet e BILD. Në ato audio, Lala flet për blerje votash me ministrin Damian Gjiknuri. Në një tjetër përgjim ai flet me nipin e tij për një video të fshehtë të regjistruar nga Fiks Fare ku bëhen pazare për votat. Ndërsa në një përgjim tjetër, “i forti” i Dibrës flet me gruan e tij, ku tregon një takim me “bablokun” (kryeministrin), në zyrën e këtij të fundit.

 

 

 

Etiketa: DiberkandidateKryesore1PSSkandalushtaretYmer Lala

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Strehimi, Rama: Kam patur debat të gjerë me Veliajn se…

Strehimi, Rama: Kam patur debat të gjerë me Veliajn se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com