GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali Rama-McGonigal është lajmi i ditës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-agjenti i FBI është marrë zyrtarisht i pandehur për 225 mijë dollarët e marrë nga Edi Rama, udhëtimet e padeklaruara dhe lidhjen me oligarkët rusë të sanksionuar nga Departamenti i Shtetit.

Përballë këtij cikloni akuzash nga Amerika deri në Shqipëri, ka reaguar për herë të parë drejtori i FBI, Christopher Wray.

Drejtuar gazetareve

Ai i është drejtuar gazetarëve për herë të parë publikisht këtë të premte ku ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal. Wray u shpreh se akuzat janë të rënda dhe ajo që ka bërë McGonigal është e papranueshme dhe se do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Sipas drejtorit të FBI, ajo që ndodhi me McGonigal tregon se agjencia mund të kontrollojë veten. Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

Deklarata në Uashington

“Ajo që unë mendoj është se akuzat në këtë rast demonstrojnë gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i mbajtur ata njerëz përgjegjës. Sjellja e McGonigal nuk përfaqëson FBI. Jemi të gatshëm të hedhim dritë mbi ngjarjen”, u tha Wray gazetarëve në Uashington të premten.

“Ne po flasim për një person që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani”, tha Wray. “Është FBI ajo që nisi këtë hetim. Është FBI-ja dhe agjentët tanë që me kujdes dhe metodikë e bashkuan çështjen kundër tij. Dhe është FBI që e arrestoi atë”.

Wray shtoi se sjellja e McGonigal “nuk është përfaqësuese e asaj që shoh nga burrat dhe gratë e FBI-së çdo ditë”. Në lidhje me këtë dosje reagoi edhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duke thënë se çdo punonjës federal bën një betim për të mbështetur Kushtetutën e SHBA dhe për të kryer me besnikëri detyrat.

“Ne e marrim këtë betim seriozisht dhe do të sigurohemi që kushdo që nuk e përmbush atë betim të mbajë përgjegjës”, u shpreh Garland.

Etiketa: Kryesore1Ramaskandali

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale serbe mbështeten…

Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale serbe mbështeten...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com