GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skema e FMN-së: Si pritet të taksohen shqiptarët që depozitojnë në parajsat fiskale

07:50 - 23/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skema e FMN-së: Si pritet të taksohen shqiptarët që depozitojnë në parajsat fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, duke sofistikuar mënyrat për taksimin e të pasurve.
Fondi konsideron se një element i rëndësishëm i evazionit janë individët relativisht të pasur. Këto individë depozitojnë sasi të mëdha parash në parajsat fiskale që ndër të tjera i shmangen edhe taksimit.
Shqipëria tashmë ka miratuar kuadrin ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit dhe në këtë mënyrë mund të fillojë të marrë informacione për shqiptarët rezidente që kanë depozita jashtë vendit.
FMN sugjeron që një grup audituesish të aftë duhet të funksionojnë për të përfshirë në taksim me metoda alternative fondet dhe asetet e brendshme të pataksuara.
Megjithatë, gjenerimi i të ardhurave nga individët e pasur do të varet nga kapaciteti i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të zbuluar paratë e padeklaruara të mbajtura në institucionet financiare vendase.
Fondi sugjeron se një Task Forcë e dedikuar hetimi do të ndihmonte në forcimin e besueshmërisë së taksimit te të padeklaruar të personave të pasur në vend.
“Mblidhni taksat e shmangura nga korrupsioni dhe krimet e tjera financiare duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive të të ardhurave dhe organeve të tjera zbatuese. Autoritetet e të ardhurave mund të jenë aktorët kryesorë në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit” këshillon FMN.
Sakaq në vijim të këshillave të FMN, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar të krijojë një listë me 650 individët më të pasur në vend, pasuria e të cilëve do të hetohet për arsye të mbledhjes së taksave dhe reduktimit të informalitetit ne tre vitet në vijim.
Në Programin e ri Ekonomik të Qeverisë 2022-2024, përcaktohet se lista do të përmbushet gjatë tre viteve, ku në vitin 2022 do të listohen 100 persona, më 2023 do të evidentohen edhe 200 dhe gjatë 2024 edhe 350 individë të pasur, duke e çuar listën totale në 650 individë.
Për nga stili i jetës që bëjnë, Shqipëria ka shumë individë që kanë pasuri, të cilët nuk i kanë të deklaruara burimet e të ardhurave e për rrjedhojë nuk janë të fiskalizuar. Pasuria e këtyre individëve mund të burojë nga burime të ligjshme dhe të paligjshme të ardhurash, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon që të paktën të fiskalizojë një pjesë të pasurisë së fshehtë dhe të nën deklaruar.
Hetimet paraprake të Tatimeve kanë gjetur se, ka më shumë individë që marrin paga të larta se sa vetë deklarohen në Tatime. Lista që do të krijohet, do të azhurnojë informacione nga palë të treta, të tilla si hipotekat, pagesa e energjisë dhe ujit dhe synon të rrisë tatimin nga të ardhurat dhe pasuritë e këtyre individëve.
Shumë individë në Shqipëri kanë krijuar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, por institucionet financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar autoritetin fiskal në vend që së paku kjo pasuri të fiskalizohet./Monitor

Lajme të lidhura

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00
Breaking Views

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Ministri i Jashtëm grek sot vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet agjenda

Ministri i Jashtëm grek sot vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet agjenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com