GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema/ Si zyrtarët e bashkisë favorizuan ndërtuesit me faljen e taksave

09:43 - 12/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Korçë jep 16 mln lekë për blerje kamerash në kopshte, tenderi u dha pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet skema e abuzimit të 4 zyrtarëve të Bashkisë Korçë, tashmë të pezulluar, të cilët kanë favoriozuar 20 subjekte.

Sipas hetimeve, fillesa e abuzimit për 4 personat e marrë nën hetim për shpërdorim detyre, e ka që në dhënien e lejës së ndërtimit për këto objekte.

Megjithëse këto ndërtime kanë pasur destinacion ekonomik për qëllime biznesi, kryesisht hotelerie kanë paguar taksa për infrastrukturën si ishin ndërtime për qëllime banimi.

Sipas ekspertëve të krimit ekonomiko financiar, diferenca e taksave mes këtyre të dyjave është shumë e madhe. Për banim kjo taksë ështe 3 perqind e vleres se investimit, kurse per qellime biznesi taksa eshte 8 perqind. Pra diferenca është 5 përqind e vlerës se investimit.

Indicien për të nisur një hetim të tillë rreth një vit e gjysmë më parë, zyra e krimit ekonomiko financiar në Drejtorinë e Policisë së Korçës, e ka marrë nga denoncimi i disa bizneseve, të cilët edhe pse kryejnë të njëjtin aktivitet, në të njëjtën zonë, pagesa e taksave dhe tarifave është e ndryshme.

Nga hetimet fillestare, u mësua se pikërisht ndyshimi ishte tek cilësimet që kishte bërë bashkia e Korçës për këto biznese.

Burime të Prokurorisë së Korçës thonë se pas pajisjes me lejë nga gjykata, kanë filluar dhe përgjimet e 4 drejtorëve dhe përgjegjësit të financës. Në fashikujt e përgjimit dolën dhe raste të tjera, të njëjta me denoncimin e parë, për ndërtesa të tjera në të tjera zona. Megjithëse tarifa ndryshon në bazë të vendndodhjes apo sipërfaqes së ndërtimit, skema e abuzimit mbetet e njëjtë, që deri në këtë fazë hetimi, shpërdorimi kap shumën e 30 milion lekëve.

Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim 4 drejtorët në Bashkinë e Korçës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjykata vendosi massn e sigurimit personal atë të detyrimit të paraqitjes për : Zhaneta Lubonja/ Drejtore e Urbanistikës; Ermal Gjermani/ përgjegjës i zyrës së planifikimit dhe kontrollit të territorit në bashki; Olvis Petro/ Specialist buxheti dhe Soniel Prifti/ Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe tarifave vendore.

Gjithashtu burime të prokurorisë thonë se hetimet vijojnë për raste të tjera dhe për persona të tjerë nëse ka të implikuar.

Lexo edhe:

Favorizuan ndërtuesit me taksat, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë

Etiketa: Bashkia KorceKryesore1ndertuesProkuroria e Korcestaksa

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Gazetari: SPAK ushtroi 7 orë kontrolle në shtëpinë e…

Bashkëpunonin me trafikantët e emigrantëve, arrestohen zyrtarë të lartë të Policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com