GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Soft News/ 50+30 = 62! Rama imiton Lulzim Bashën në reagimin para ndeshjes me Italinë

12:22 - 14/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Soft News/ 50+30 = 62! Rama imiton Lulzim Bashën në reagimin para ndeshjes me Italinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vjen në stilin “alla Lulzim Basha” në vigjilje të takimit të parë për Shqipërinë, në Euroianin që zhvillohet në Gjermani.

Rama, i cili nuk lë sebep pa u mburrur, ka gjetur suksesin e Kombëtares që siguroi pjesëmarrjen në Euro 2024, për të mbushur “FB”-në me materiale.

Kryeministri, i cili njihet si i fiksuar pas rrjeteve sociale (sipas dëshmive të ish anëtarëve të kabinetit qeveritar), ka përcjellë informacionin që mediat kanë raportuar ditët e fundit: 50 mijë shqiptarë priten të jenë prezentë në stadiumin e Dortmundit në ndeshjen e parë të Shqipërisë në këtë turne, përballë Italisë.

Megjithatë, llogaritja që bën për numrin e tifozëve ngjan me atë të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, kur artikulonte në Kuvend se 7*7=42.

Rama thotë se përveç 50 mijë shqiptarëve, në stadium do të jenë edhe 31 mijë fansa të ekipit Kombëtar të Italisë. Por, kapaciteti i stadiumit ku Kombëtarja do të zhvillojë takimin e parë të turneut, këtë kampionat europian, nuk do të jetë 81 mijë-sa e llogarit Rama, por 62 mijë.

Referuar të dhënave në faqen zyrtare të ekipit të Dortmundit, stadiumi “Signal Iduna Park” ku luan skuadra gjermane, ka një kapacitet prej 81,365 vendesh.

Megjithatë, gjatë këtij kampionati euroipian, do të jetë i reduktuar. Ky fakt është publikuar nga UEFA që organizon turneun dhe raportimet mediatke prej kohësh tashmë. Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, “Signal Iduna Park” do të ketë një kapacitet prej 62,000 vendesh gjatë turneut.

Kjo e dhënë gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të UEFA-s.

Rama, ose përgjegjësi që i administron faqen, ndoshta nuk është në dijeni të faktit. Ose, hamendësimi tjetër, ka dëshirë të madhe që të shtojnë numrin e italianëve në ndeshjen kundër Shqipërisë duke shpërndarë një “fake news” (siç ka bërë në disa raste në të kaluarën).

Gjasat janë që hipoteza e parë të jetë e sakta, pasi Edi Rama vlerësohet (të paktën nga Elisa Spiropali) një kryetar shteti atdhetar dhe patriot.

Në komentet në statusin e kryeqeveritarit, krahas atyre që e mburrin Ramës për suksesin e Kombëtares (?!), ka dhe nga ata që i kujtojnë se …ja ka futur kot!

P.S. Këta të fundit me gjasë janë pjesë e atij grupit të tifozerisë që besojnë se Rama ndjell ters dhe shpresojnë që ai të shfaqet të premten në Dortmund i veshur me fanelën e Italisë.

Etiketa: Edi RamaEuro 2024kombetarjaKryesore1ShqiperiaShqiperiua

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Furgoni me turistë përplaset me autokombanjën, 7 francezë përfundojnë në spital

Furgoni me turistë përplaset me autokombanjën, 7 francezë përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com