GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku

08:32 - 25/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e sotme 25 shtator, në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Dita është caktuar në nder të policit të rënë në krye të detyrës në veri të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Lajmin e shpalljes së të hënës ditë zie e ka njoftuar një ditë më parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”.

Për rreth 24 orë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe.

Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.

Etiketa: Afrim Bunjakuditë zie kombëtareKosovaKryesore1polici i vrare

Lajme të lidhura

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)
Aktualitet

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)

10:38 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri
Aktualitet

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Aktualitet

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Para
“Diplomacia ka dështuar”/ Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri

“Diplomacia ka dështuar”/ Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)
Aktualitet

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)

10:38 - 21/03/26

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se...

Lexo më shumë
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Silvinjo publikon formacionin, mungojnë shumë titullarë

“Asgjë nuk është e pamundur”, Sylvinho: Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët

09:36 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com