GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Sot duelet europiane: Prishtina dhe Laçi luajnë në transferta, “mur” slloven për Shkëndijën

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot duelet europiane: Prishtina dhe Laçi luajnë në transferta, “mur” slloven për Shkëndijën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sfida të rëndësishme dhe tepër të forta për tre skuadra shqiptare ditën e sotme. Shkëndija, Laçi dhe Prishtina janë gati për duelet e tyre në kompeticionet europiane.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut i vuri shorti përballë Mura në raundin e parë të Champions League. Një rival i vështirë për kuqezinjtë nga Tetova, që takimin e parë ndaj kampionëve të Sllovenisë do e luajnë në shtëpi.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit, duke nisur prej orës 20:00. Skuadra e Ernest Gjokës do të synojë rezultat pozitiv, për të hedhur një hap drejt kualifikimit.

Dy orë më herët zbret në fushë Prishtina e Zekirija Ramadanit. Kampionët dardanë kanë kundërshtarin më të vështirë, Ferencvaros e Myrto Uzunit.

Ndeshja e parë e raundit të parë të Champions League, do të luhet në “Groupama Arena” të Budapestit, me bardhekaltrit kryeqytetas që do të bëjnë maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv ndaj kampionëve të Hungarisë.

Transfertë edhe për Laçin e Shpëtim Duros. Bardhezinjtë e Kategorisë Superiore, rregullisht pjesëmarrës në vitet e fundit në kompeticionet europiane, do të sfidojnë Podgoricën në raundin e parë të Conference League.

Ekipi kurbinas ka si objektiv kualifikimin ndaj skuadrës nga Mali i Zi. Ndeshja e parë do luhet në “DG Arena” të Podgoricës, përballje që nis në orën 20:30.

Etiketa: Laci

Lajme të lidhura

Moti i keq shkakton probleme në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës
Uncategorized

Moti i keq shkakton probleme në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës

11:18 - 23/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League
Breaking Views

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës
Aktualitet

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Para
Aksioni në Lushnje/ Pas arrestimit të kryebashkiakut, reagon Rama: S’do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste

Aksioni në Lushnje/ Pas arrestimit të kryebashkiakut, reagon Rama: S’do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com