GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“SPAK po merr ryshfet për të amnistuar Veliajn”/ Çfarë ndodhi në protestën para Bashkisë

12:32 - 15/08/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme se po amniston Edi Ramën dhe Erion Veliajn ishin edhe këtë të enjte lajtmotiv i mesazheve të lëshuara nga podiumi i krijuar rishtazi në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Klevis Balliu nga Partia Demokratike akuzoi për ryshfet prokurorët e SPAK. “Ju merrni pjesën tuaj në këto vjedhje prandaj dhe nuk hetoni”, theksoi ai.

Akuza të ngjashme lëshoi dhe Belind Këlliçi, i cili deklaroi se amnistinë e Prokurores së Posaçme ndaj Veliajt e faktoi dhe vendimi i Gjykatës së Apelit dhënë disa javë më parë, për dosjen “5D”. Gjyqtari i Posaçëm Florian Kalaja kërkoi ngritjen e akuzës “grup i strukturuar kriminal” për drejtorët e Veliajt dhe marrjen në pyetje të një punonjëses së kompanisë “5D”, e cila shprehej në një komunikimin privat me një tjetër person, se “Lali Eri” është aksioner i hotelit në Durrës  që mori “statusin special” me vendim qeverie në vitin 2021, duke përfituar falje taksash. Një pjesë e kuotave e “Mediterranean Investment Group” që po ndërton hotelin me 5 yje u vu më pas nën sekuestro.

Këlliçi përmendi edhe transaksionin e kompanisë “5D” me Gramoz Ruçin.

“E patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysmë milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë. Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash”, tha ai.

Këllici theksoi se qytetarët nuk do ta harrojnë amnistinë që sipas tij, SPAK po u bën kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Këshilltari i PL-së në Bashkinë Tiranë, Tedi Blushi i bëri një apel kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani: “Ose arresto Erion Veliajn ose vërja vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve”.

Gjatë fjalës në podiumin e protestës, këshilltarët e opozitës dënuan dhe marrëveshjen për audit në Bashkinë Tiranë, për të cilën tha se është bërë pa kurrfarë transparence.

Akuza u hodhën dhe për ngjarjen në Pogradec, çështje që ka ngjallur polemika edhe mes vetë institucioneve shtetërore.

“Shikoni se ç’ndodh në Pogradec: e vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat, i Valter Goros! U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim, një vrasje! Po a nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur me Ardit Gjoklajn?! A nuk u mor një shtet i tërë?! Çfarë po presim”, tha Klevis Balliu.

Gjatë protestës që zgjati rreth 1 orë, tubuesit e etiketuan kryebashkiakun Erion Veliaj si “hajdut”.

Në disa pamje të publikuara nga mediat, protestuesit shfaqen të irrituar para nisjes së tubimit teksa shohin mundësit e huaj të cilët garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, që bashkë me trajnerin dalin nga zyra e Veliajt. Protestuesit dëgjohen duke thënë se ata “po përdoren nga Erion Veliaj” për qëllime propagandistike.

Protestat e opozitës nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt për çështjen e njohur si “5D” dhe zhvillohen në mënyrë periodike çdo javë. Opozita shprehet e bindur se Erion Veliaj është “Koka e abdesi së drejtorëve hajdutë” dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe ai duhet të jetë në burg. Nga mikrofoni i protestës është lajmëruar se protestat do të jenë të vazhdueshme derisa Veliaj të shkojë pas hekurave.

Etiketa: 5 dBashkia Tiranedosja 5 DErion VeliajKryesore1PDprotestaprotesta te bashkiaSpak

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
Para
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 35-vjeçari në Vaun e Dejës

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 35-vjeçari në Vaun e Dejës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com