GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spartak Ngjela: Shqiptarët po bashkohen, Amerika po ndëshkon të korruptuarit

19:41 - 01/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spartak Ngjela: Shqiptarët po bashkohen, Amerika po ndëshkon të korruptuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spartak Ngjela ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri dhe ndikimin amerikan që reflektohet ne strategjinë e veprimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri.

“Situata ndërkombëtare aktualisht është tërësisht në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo vjen nga përkrahja e madhe e politikës amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po qeveria shqiptare, me politikën e saj, është brenda kësaj politike?

Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar. Panshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor, do të jetë skemë e suksesshme e politikës amerikane kundër interesit të Rusisë në këtë zonë. Dhe kjo sot dallon që është politika qëndrore amerikane në Ballkan.

Aktualisht janë dy shtete shqiptare në këtë zonë: Shqipëria dhe Kosova; por, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e në Malin e Zi, nuk janë jashtë vëmendjes amerikane. Një fakt politik ky, që tani e di edhe Beogradi, edhe Moska, edhe Parisi; dhe po shihet qartë tani se kjo i ka hedhur këta në sulm, por janë të pashpresë.

Kurse, procesi për bashkimin panshqiptar ndërkohë po kuptohet se, tani së fundi, ka kaluar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, ku, rregjistrimi real i popullsisë i nxori shqiptarët, në numur, të parët si popull, me 47 përqind. Ishte rasti i parë që shqiptarët u vlerësuan si numur, por si fillim, se ata, në ato treva, janë edhe më shumë.

Kjo që po shohim në Shkup, është në fakt një nga tiparet e filozofisë së bashkimit kombëtar shqiptar: ringritja e prezencës së shqiptarëve, në të gjitha shtetet sllave ku janë shtypur si autoktonë, në mbi 100 vjet.

E keni parë që sot që, të gjithë ortodoksinë sllave, nga Beogradi e deri në Moskë, po e tremb me tmerr të përsëritur bashkimi kombëtar i shqiptarëve?

Lufta kundër korrupsionit lartë që po zhvillohet tani në Shqipëri me sistem ligjor, për eliminimin e të gjithë lidërshipit politik shqiptar të korruptuar, në të dyja krahët e politikës, do të krijojë premisat reale të zhvillimit shqiptar në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane.

Po Sali Berisha?

Berisha ka frikë, nuk del dot hapur në antiamerikanizmin e tij, se ka frikë nga shqiptarët. Por është edhe naiv kur mendon se po i gënjen shqiptarët me përrallat e tij të shtirjes si “një luftëtar i amerikanizmit”. E bën këtë nga frika, apo nga intelekti i rënduar që ka aktualisht, kjo pak rëndësi ka, Berisha shpejt do jetë nën hetim për këtë që shprehëm, dhe për korrupsionin e lartë familjar”, shkruan Spartag Ngjela.

Lajme të lidhura

Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën
Aktualitet

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi
Aktualitet

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Para
Papa Françesku: Ndëshkime të rënda për priftërinjtë që kryejnë abuzime seksuale

Papa Françesku: Ndëshkime të rënda për priftërinjtë që kryejnë abuzime seksuale

TË FUNDIT

Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish deputetit të PS, Jurgis...

Lexo më shumë
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com