GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Stërgjyshët e Abramoviçit dhe referencat e gabuara të qeverisë

14:43 - 25/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ujku, ujku”, por çakalli bën kërdinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

1- “Stër-stërgjyshët” e Abramovichit

David Litvak, rabini i qytetit Porto, u arrestua nga policia portugeze në mars 2022 ndërsa banesa e zyra e tij u bastis. Zoti Litvak akuzohet për fallsifikim, shpërdorim detyre e korrupsion dhe procesi penal kundër tij vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që e bën interesant këtë rast është se i pandehuri dyshohet të ketë ndihmuar oligarkun rus Roman Abramovich, i afërt me Putinin, për të marrë shtetësine portugeze (automatikisht edhe atë të Bashkimit Europian) në shkelje të ligjit. Ajo që e bën sensacional këtë rast është se rabini kishte arritur të “provonte” se stër-stërgjyshët e ebreut rus Abramovich ishin ndër çifutët e dëbuar nga gadishulli Iberik në shek. 15 dhe mbi këtë bazë “stër-stërnipit” i ishte lëshuar pashaporta.

 

2- Shitja e palavdishme e shtetësisë europiane

Skemat e dhënies së shtetësisë kundrejt investimit ndryshe të quajtuara edhe “pasaportat e arta” kanë qenë të njohura por edhe të shoqëruara me probleme e skandale të shumtë; më shqetësuese ishte përfitimi i pashaportës nga persona me profil kriminal dhe me origjinë nga vende problematike. Meqë në shtetet anëtare të BE shtetësia e lëshuar e implikonte të tërë Unionin, Komisioni Europian kishte bërë thirrje e marrë masa për anullimin e këtyre skemave; në tërësi shtetet anëtare po i anullonin dhe kufizonin këto skema. Lufta në Ukrainë e rishtroi këtë si një problem akut sigurie. Kjo shpjegon edhe arrestimin e rabinit Litvak një muaj pas fillimit të agresionit rus.

 

3-Malta si preteksti i radhës

Në mes të marsit në Tiranë Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme i BE deklaroi se mirëpriste deklarimin se KM Rama nuk do te vijonte më tej nismën e tij për pasaportat e arta. Komisioni Europian e kishte përsëritur rregullisht kundështimin e tij që nga nëntori 2019 kur Rama deklaroi se do të ofronte pasaporta kundrejt pagesës; vitin e shkuar, pra mbas agresionit rus, Delegacioni i BE-së në Tiranë e trashi zërin për këtë çështje.

Mbasi foli Borrell-i,  KM Rama sqaroi se nuk ishte tamam kështu: ai priste vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë(GjED). Nëse vendimi ishte pro pasaportave të arta ai do të bënte zgjedhjen e vet. Palë në këtë çështje para GjED ishin Komisioni Europian kundër Maltës.

 

4- Malta si “shembull pozitiv”

Në shtatorin e shkuar Komisioni Europian paditi Maltën në GjED pasi qeveria laburiste refuzoi t’i jepte fund skemës së pasaportave të arta megjithë skandalet e shumta; këtu përfshihen edhe video me pushtetarë duke diskutuar ndarjen e ryshfeteve nga dhënia e shtetësisë. Në fakt, laburistët maltezë qeverisën që nga viti 2013 përmes shtetkapjes, korrupsionit të lartë, pará-larjes deri tek vrasja e gazetares investigative Daphne Caruana-Galizia. Për zbardhjen e vrasjes me autorë deri në qeveri u desh trysnia e ndihma e institucioneve europiane dhe e FBI-së amerikane. Megjithëse Partia Laburiste ndryshoi disa anëtarë të qeverisë përfshi edhe shefin e saj problemet mbeten po ato. Prandaj edhe nuk duhet të na habisë ngulmimi i qeverisë për të shitur pasaporta vërtet të arta.

Jo për t’u habitur por gjithsesi për t’u shënuar është që Rama nga tërë shtetet e BE-së zgjedh të marrë si shembull pikërisht më problematikun për shtetkapje, korrupsion e kriminalitet zyrtar dhe me sjellje më antieuropiane për sa i përket shitjes së shtetësisë.

 

5- Malta si referencë e gabuar

Baza ligjore e padisë së Brukselit kundër Maltës nuk është fort eksplicite mesa i kam lexuar unë traktatet europiane dhe prandaj edhe vendimi gjyqësor nuk është fort i parashikueshëm. Duhet thënë edhe se në BE është praktikë rutinë që kur mosmarrëveshjet mes Komisionit dhe një shteti anëtar nuk gjejnë zgjidhje përmes negociatave atëherë palët i drejtohen GjED-së.

Por këto vendime janë detyruese vetëm për palët brenda BE-së. Ato nuk kanë ndonjë domethënie politike e ligjore për shtetet jashtë Unionit si Shqipëria; madje këto vendime gjyqësore nuk e kufizojnë Komisionin Europian në negociatat me palë të treta përfshi këtu edhe në negociatat për anëtarsim me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

E thënë më thjesht Brukseli i thotë qeverisë së Tiranës “mos më trego Maltën se nuk është puna jote! Po deshe të hysh në BE hiq dorë nga pasaportat e arta, amnistia fiskalo-penale etj.”.

Kështu Europa foli me Serbinë duke i thënë ose vër vizat për afrikanë e aziatikë që hyjnë në Serbi për të dalë azilantë në Austri ose do kthejmë vizat për shtetasit serbë. Dhe Vuçiçi u bë i arsyeshëm e i dëgjueshëm.

 

6- Kundër justicializimit të politikës

Me një farë lidhje me sa më lart është edhe një zhvillim apo më mirë deformim i debatit e proceseve politike tek ne që më gjerë njihet edhe si “justicializim i politikës”.

Një shembull për këtë janë avokatët e çdo zullumi të qeverisë, përfshi edhe deputetë rilindistë. Kur opozita denonconte akte dukshëm abuzive e korruptive hazërxhevapi i tyre ishte “çojeni në prokurori!”. Duke qenë të sigurt se po thonin realisht “çojeni në arkivë!”. Dhe duke ju shmangur përgjegjësisë për të debatuar thelbin e problemit e për mbajtur qëndrim ndaj tij.

Po kështu është edhe refleksi i opozitës e shoqërisë civile për të kthyer shumë skandale në kallzime penale të depozituara në SPAK. Patjetër që aktet abuzivo-korruptive me provat e gjetura dhe arsyetimin përkatës duhen denoncuar në prokurori. Rasti i inceneratorëve nuk do të kishte avancuar pa dosjet e trasha të dorëzuara në SPAK nga opozita. Në raste të ngjashme dosje të mirë-kopsitura lipset të bëjnë të njëjtën udhë.Por edhe nëse SPAK-u ka vullnet e kapacitet të plotë për të hetuar deri në fund çdo skandal (e dimë që nuk i ka e nuk mund t‘i ketë) do e kishte fizikisht të pamundur të hetoje cdo zullum në  morinë syresh që bëhen publike.

Lipset që opozita e pjesa e shëndetshme në shoqërinë civile e median të shpjegojnë qartë e kuptueshëm për publikun natyrën e skandalit e dëmet që ai sjell. Dhe duke e motivuar që të agjitojë për ndryshim pozitiv. Kjo është tejet e vështirë në kushtet e regjimit që bllokon hapësirat e opozitës në Kuvend, blen median dhe intimidon çdo segment shoqëror kritik. Por është udha kryesore drejt restaurimit të shtetit ligjor e demokracisë.

Etiketa: Genc PolloOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Alibeaj & Co janë prova se tentakulat e autokratit janë të shtrira ngado

Alibeaj & Co janë prova se tentakulat e autokratit janë të shtrira ngado

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com