Komisioni hetimor i shëndetësisë ka nisur përsëri me debat.
Opozita kërkon zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, por PS është kundër.
Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se dëshmitarët janë ezauruar dhe sipas tij është kryer hetim i plotë.
Pjesë nga diskutimi:
Vokshi: Nuk kemi asnjë përgjigje nga policia e shtetit dhe asnjë njoftim dhe përgjigje nga ana e shtetasve italianë të thirrur në Komision. Ata janë aksionerë të një kompanie që ka një koncesion dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrë të paraqiten në komision.
Dhe pronari i 3P life ka njoftuar që ndodhet jashtë vendit dhe vjen nesër mbrëma vonë dhe është i gatshëm të paraqitet në komision të enjten. Të enjten është dhe afati i fundit i komisionit. Kemi pothuajse 10 dëshmitarë dëshmia e të cilëve është e pamundur të ezaurohet ditën e sotme në mënyrë që ditën e nesërme të miratohet raporti dhe pastaj të vijonte me miratimin e seancës plenare. Gjithashtu ne si deputetë të opozitës kemi kërkuar që të paraqiten që ditën e parë znj. Vilma Nushi, kryeministri Edi Rama.
Kemi dy kërkesa që të paraqiten për dëshminë e tyre. Janë dëshmi kyçe. Gjithashtu kemi dhe shtetasin Artan Lleshi, z. Biba të cilët janë punonjës të kom koncesionare të sterilizimit Sani Service dhe z. Arben Gjata. Janë minimalisht 10 dëshmitarë që dëshmia e tyre të realizohet. Si kryetare komisioni dhe duke u konsultuar me kolegët e mi deputetë, dua të informoj që e konsideroj të paplotë punën e komisionit hetimor, dëshmi të paezauruara. Janë kërkuar një sërë faktesh provash të cilat nuk i janë vënë në dispozicion këtij komisioni. Unë do doja të shqyrtojmë për të vendosur se çfarë do bëjmë me komision. Ne e gjykojmë që të këkrojmë një shtyrje tjetër. Ligji nuk e përcakton sa shtyrje, por të ezaurohen të gjithë hapat para se të mbyllet puna e këtij komisioni.
Ndreca: Z. Fani ka çuar një e-mail që është jashtë shtetit. Pasi të përfundojë procedura me dy dëshmitarë duhet të diskutojmë si ta marrim dëshminë e z.Fani në mënyrë që të mos humbim dhe afatin e komisionit. Sa i përket tre shtetasve italianë, nuk është se kemi një instrument juridik për t’i detyruar që të vijnë dhe dëshmojnë para komisionit sa kohë nuk i nënshtrohen juridiksionit shqiptar. Sa i përket emrave të tjerë që janë të padakordësuar, unë mendoj se nuk kemi përsërisim të njëjtin debat. Ne kemi rënë dakord për ca dëshmitarë dhe këta janë ezauruar, dhe janë pyetur dëshmitarët më të rëndësishëm, përveç z. Fanit. Sa i përket afatit të komisionit mendoj që absolutisht nuk ka më asnjë vend për ta shtyrë më. Kemi kryer hetim të plotë, të gjithanshëm.
Sot kemi dhe dëshmitarin kryesor, z.Beqaj i cili besoj më shumë se kushdo tjetër do japë të dhëna, dëshmi për procedurat që janë objekt i këtij komisioni hetimor. Unë mendoj që të fillojmë pa humbur kohë me pyetjen e z.Beqaj.
Vokshi: Z. Beqaj është një prej dëshmitarëve, as më kryesori, as më i rëndësishme. Të pranohet të shkelet afati që të vijë Fani dhe të mos vijë Vilma Nushi, e cila është përfituese direkte dhe indirekte sepse vetëm divident ka marrë 1.7 mln euro do të thotë që keni porosi direkte për ta mbrojtur.
E lëshuat dhe Ilir Beqajn, por Vilma Nushin jo. Vilma Nushi nuk del mbi ligjin. Vendimi i GJK e ka të qatë që nuk i mohohet deputetëve të opozitës kërkesa për çdonjërin dëshmitar që mendohet se është kyç për ecurinë e këtij komisioni. Unë kam kërkesat e deputetëve për të dhënë dëshminë Vilma Nushi, Edi Rama dhe sigurisht Fani.
Spaho: Nuk na imponoheni dot me dëshmitarët. Pse doni që ajo të mos vijë të pyetet? Përse të mos pyetet kryeministri? Ky komision nuk duhet të mbyllet pa pyetur dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim të punës. Na përjashtuat 40 ditë. Dy javë e ndërpretë se donit të shikonit kombëtare. Hajde ta shtyjmë afatin.
Korreshi: Aman t’i thotë kjo mamica Skëndërbeut që të vijë, se i ka marrë malli këta deputetët e opozitës. Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision.
Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe.
Discussion about this post