GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar një propozim të ri ligjor për portet turistike që mban firmën e deputetes socialiste Zamira Sinaj.

Sipas Tabakut, skema është e qartë: kush ka marrë statusin “investitor strategjik”, mund të marrë edhe portin, pa procedurë konkurruese. Deputetja demokrate thotë se kjo bie ndesh edhe me angazhimin e qeverisë për ta shfuqizuar Ligjin për Investimet Strategjike në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Këdo që të pyesësh sot se çfarë është ligji i investimeve strategjike, të gjithëve iu kujtohet ligji që ndan porte, aeroporte e fshatra turistike pa garë. Veç këtij ligji, mazhoranca ka sjellë edhe një ligj tjetër të porteve. Kushdo që ka marrë investim strategjik tani do të ketë të drejtë ta marrë edhe portin pa garë. Pa garë e para dhe pa garë e dyta. Megjithëse qeveria shqiptare ka marrë angazhimin edhe si rezultat i procesit të integrimit që ta shfuqizojë ligjin për investime strategjike, ata përsëri vazhdojnë bëjnë ligje që bien ndesh edhe me procesin e integrimit dhe interesat e qytetarëve shqiptarë,” shprehet ajo në një video në Facebook.

Sipas saj, ndërkohë që flitet për afrimin me BE-në, po shtohen ligje që, në praktikë, përqendrojnë asetet në pak duar.

“Sot në ekonominë shqiptare nuk ka garë. Një biznes normal nuk ka mundësi të futet në një garë dhe ta fitojë atë. Ose ndahen si investime strategjike, ose nëpërmjet tenderave e koncesioneve në pak duar, ose jepen pa procedurë, siç po pretendohet me portet. Kjo e ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Pastaj dëgjojmë përralla për investime të huaja. Si mund të vijnë investimet e huaja kur nuk ka garë?” tha Tabaku.

Aktualisht, ligji për portet turistike parashikon që ndërtimi i tyre të bëhet përmes procedurës së koncesionit. Me ndryshimin e propozuar, subjektet që kanë statusin e investitorit strategjik mund të përjashtohen nga ky detyrim.

Investitorët strategjikë përfitojnë një sërë lehtësish: përjashtime nga disa taksa, procedura të përshpejtuara dhe mbështetje nga shteti me infrastrukturë, si rrugë, energji apo kanalizime. Një pjesë e tyre kanë marrë edhe shfrytëzimin e zonave bregdetare me vlerë simbolike 1 euro për disa dhjetëvjeçarë. Me propozimin e ri atyre u shtohet edhe një avantazh tjetër.

gijotina.com/

Etiketa: portet

Lajme të lidhura

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë
Aktualitet

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë
Aktualitet

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut
Breaking Views

Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

21:03 - 16/07/26
Para
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë
Aktualitet

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku 46-vjeçarja Migena...

Lexo më shumë
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

21:46 - 16/07/26
Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

21:03 - 16/07/26
Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës

Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës

20:45 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com