GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studim: Imuniteti i virusit zgjat të paktën një vit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studim: Imuniteti i virusit zgjat të paktën një vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas dy studimeve të reja, imuniteti i koronavirusit zgjat të paktën një vit, ndoshta gjatë gjithë jetës dhe rritet me kalimin e kohës, veçanërisht pas vaksinimit. Të dy studimet tregojnë se shumica e njerëzve që janë rikuperuar nga Covid-19 dhe më pas janë vaksinuar nuk do të kenë nevojë për doza përforcuese, raporton abcnews.al

Por e kundërta do të jetë për njerëzit e vaksinuar që nuk kanë qenë kurrë të infektuar me virus ndoshta do të kenë nevojë për këto doza, dhe sigurisht e njëjta gjë do të zbatohet për pakicën që nuk kanë arritur të zhvillojnë një përgjigje të fortë imune edhe pas vaksinimit.

Të dy studimet përfshinin njerëz të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus rreth një vit më parë. Qelizat e kujtesës mbeten në palcën e kockave dhe mund të shkaktojnë prodhimin e antitrupave sa herë që të jetë e nevojshme, sipas një studimi të botuar të hënën në revistën Nature.

Studimi tjetër, i postuar  nga BioRxiv, një faqe në internet që boton kërkime biologjike, arriti në përfundimin se të ashtuquajturat qeliza B vazhdojnë të shtohen të paktën për një vit pas infeksionit fillestar, raporton abcnews.al

“Sipas studimeve, imuniteti i fituar përmes infeksionit dhe vaksinimit kundër SARS-CoV-2 besohet të jetë afatgjatë,” tha Scott Hensley, një imunolog në Universitetin e Pensilvanisë.

Këto studime mund të qetësojnë personat të cilët mendonin se imuniteti ndaj koronavirusit ishte afatshkurtër, si në rastin e koronaviruseve që shkaktojnë ftohje të zakonshme. Por këto viruse ndryshojnë ndjeshëm me kalimin e viteve, shtoi Hensley. “Arsyeja që ne jemi të infektuar me koronaviruse të zakonshëm në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës  mund të ketë lidhje me variantet e tyre dhe jo me imunitetin,” tha ai.

Në veçanti, qelizat B të kujtesës të prodhuara gjatë reagimit të sistemit imunitar ndaj infeksionit SARS-CoV-2 dhe të përmirësuara nga vaksinimi janë  aq të fuqishme sa ato luftojnë edhe variantet e reja të virusit, duke eliminuar nevojën për një dozë përforcuese, raporton abcnews.al

Michael Nussenweig, një imunolog në Rockefeller Universiteti në New York, i cili udhëhoqi studimin tha:

“Personat që kanë qenë të infektuar dhe janë vaksinuar kanë më shumë  antitrupa, pasi antitrupat e tyre vazhdojnë të evoluojnë dhe zgjasin për një kohë të gjatë.”

Por  e kundërta ndodh te personat që nuk kanë qenë të infektuar me Covid dhe sapo janë vaksinuar, pasi ata mund të kenë nevojë për një dozë përforcuese, shtoi ai. Nussenweig.

“Kjo është diçka që do të marrë përgjigje shumë shpejt,” tha ai.

Etiketa: COVIDDozakujtesaVaksina

Lajme të lidhura

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet
Aktualitet

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

17:19 - 19/11/26
Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë
Aktualitet

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26
Ministria e Arsimit tërhiqet nga urdhri i leksioneve me detyrim, shkak zemërata e studentëve
Aktualitet

Bursat e premtuara për Masterin mbeten në letër, studentët në pritje të fondeve

14:53 - 18/11/26
Para
Reagon Spiropali për abuzimet seksuale: Përdhunimi është krim,  duhet të marrim masat për të shfarosur

Reagon Spiropali për abuzimet seksuale: Përdhunimi është krim, duhet të marrim masat për të shfarosur

TË FUNDIT

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken
Aktualitet

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë së fundmi me një njoftim zyrtar, ku lajmëron të gjithë udhëtarët në lidhje me punimet...

Lexo më shumë
Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

22:00 - 19/11/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari

Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari

21:44 - 19/11/26
Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

21:23 - 19/11/26
Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

21:20 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com