GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi në Ankara, reagon Erdogan: Luftë deri në terroristin e fundit

14:46 - 01/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Ankara, reagon Erdogan: Luftë deri në terroristin e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste.

Gjatë adresimit të tij sot në Parlamentin turk që edhe hapi dyert nga pushimi tremujor i verës, Erdogan foli para ligjvënësve turq.

Fjalimi i tij erdhi disa orë, pasi dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv të sulmonin ndërtesën e ministrisë së Brendshme.

Në këtë sulm njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, derisa tjetri u neutralizua nga policia turke. E nga ky sulm mbetën të plagosur lehtë dy pjesëtarë të policisë.

Ai e ka lidhur sulmin me aktivitete të tilla të ngjashme që kanë ndodhur më parë në Turqi, duke thënë se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë luftën brenda dhe jashtë vendit derisa terroristi i fundit të eliminohet.

“Ne nuk do të lejojmë që organizata terroriste të drejtojë politikën apo të pengojë marshimin e shenjtë të vendit tonë. Aksioni në të cilin u neutralizuan dy vrasës mëngjesin e sotëm është lufta e fundit e organizatës terroriste. Terroristët që kërcënojnë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet dhe nuk do t’i arrijnë kurrë.

Ne nuk lejojmë propagandë nga ata që tentojnë të minojnë vullnetin kombëtar duke përmendur artin. Mendoj se këtë ia kemi borxh kombit tonë që ndaloi tanket natën e 15 korrikut”, është shprehur Rexhep Taip Erdogan, President i Turqisë.

Kritika të ashpra Presidenti turk ka rezervuar edhe për Bashkimin Europian, duke marrë në konsideratë stanjacionin në negociatat për anëtarësimin në union.

“Ne mbajtëm çdo premtim që i bëmë BE-së, por ata nuk mbajtën pothuajse asnjë nga premtimet që na bënë. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e njëanshëm të BE-së ndaj vendit tonë. Ata po i bëjnë padrejtësi vendit tonë me një qasje që shpërfill proceset që ata kanë bërë.

Si Turqi, nuk kemi asnjë pritshmëri nga BE-ja, në derën e së cilës jemi lënë në pritje prej 60 vitesh. Ata duhet të mendohen për padrejtësitë që bëjnë ndaj nesh, veçanërisht për vendosjen e vizave. Nëse nuk e bëjnë, ata humbasin të drejtën për të pasur ndonjë pritshmëri nga ne.

 

Nëse është e nevojshme, ne nuk do të zbatojmë kriteret e Kopenhagës por kriteret e Ankarasë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë”, deklaroi presidenti turk.

 

 

Etiketa: ergodansulmterrorizmi

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
“Na mbro nga qielli”, fjalët prekëse të fëmijëve të çiftit Vefa. Si u zbulua 52-vjeçari italian dhe lidhja me…

“Na mbro nga qielli”, fjalët prekëse të fëmijëve të çiftit Vefa. Si u zbulua 52-vjeçari italian dhe lidhja me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com