GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sulollarit i rrëzohen ashensorët, Veliaj i jep tenderin 241 MLN lekë për shërbim në shkolla

15:38 - 04/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulollarit i rrëzohen ashensorët, Veliaj i jep tenderin 241 MLN lekë për shërbim në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mundohet “të fshehë” drejtorët që ka në varësi, mbase që të vështirësojë hetimet e SPAK për korrupsion. Stili i ri është përdorja e drejtorëve që firmosin tendera për disa javë dhe më pas transferimi diku tjetër apo shkarkimi, para se t’i arrestojë SPAK.

Kështu na ndodhi duke investiguar mbi tenderin e fundit të Lali Erit, që lidhet me sistemin e ngrohjes në shkolla, të cilin nuk e rregulloi asnjëherë, megjithëse janë investuar miliona euro gjatë mandateve të tij për këtë qëllim.

Meqenëse Veliaj “nuk di gjë çfarë bëjnë drejtorët”, dokumentet e tenderit është firmosur nga Olsi Isufaj, Ndërsa në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë vazhdon të qendrojë Rozofat Sopaj, drejtor Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike. Të mos e zgjasim, ne e dimë që paratë e bashkisë lëvizin me urdhrin e Veliajt dhe drejtorët janë “kamikazë” administrativë, që thjesht firmosin.

Më konkretisht, më datë 19 mars 2024, Bashkia Tiranë shpalli të hapur garën për tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje për impiantet e ngrohjes në objektet arsimore dhe publike”.

Në dokument thuhet se kontrata do të zgjasë 12 muaj duke filluar që nga e dita e sotme që është nënshkruar.

Gara u hap në 19 mars 2024 dhe qëndroi e hapur deri më datë 3 prill 2024, ku gjatë kësaj kohe ishin dorëzuar 4 oferta me vlera të ndryshme.

Kompania “Climacasa” sh.p.k kishte ofertën më të lirë me vlerë 55 milionë lekë, por u skualifikua në fazën e parë bashkë me dy operatorë të tjerë për shkak se nuk kishte dorëzuar emrat e punonjësve. Mund të ishte njoftuar kompania që të dërgonte emrat e punonjësve, sepse nuk mund të refuzohet një ofertë e tillë që kursen në mënyrë drastike fondin e bashkisë për mirëmbajtjen.

Pra, komisioni i vlerësimit të ofertove nuk duhej t’i përjashtonte menjëherë. Por qëllimi i tenderit për zyrtarët e Lali Erit nuk është kursimi i parave të shtetit, por dërgimi i tyre sa më parë tek biznesmeni i favorizuar.

Tenderi u zhvillua me 3 prill, por deri më datë 4 korrik është mbajtur në sirtar kontrata e nënshkruar me firmën “Sulollari” që propozoi ta bënte këtë shërbim me dyfishin e ofertës më të ulët.

 

Pas analizimit të dokumenteve, Open Data Albania i ka vendosur prokurimit “Flamurin e Kuq”, si një shenjë e riskut të korrupsionit.  Ndërkohë, APP në këto dy muaj duhet të kishte vënë re shkeljet para se ta regjistronte kontratën e skuqur me abuzime.

Nga ana tjetër, na duket të ngremë një shqetësim tjetër që lidhet me sigurinë e fëmijëve në shkolla. Jo vetëm që kjo kompani mund t’i lërë në të ftohtë nxënësit në dimër, por nëse ndodhin aksidente nga “mirëmbajtja” e sistemeve, do të vihej në rrezik jeta e tyre. Si mund t’i besohet ky shërbim firmës “SULOLLARI” me pronar Ardian Sulollarin, i përfshirë në shumë skandale me tenderët publike.

 

Kujtojmë se në maj të 2022 u shkëput ashensori i QSUT dhe në të ndodheshin disa persona. Të plagosur nga rënia e ashensorit mbetën një paciente 80-vjeçare, e cila  mori dëmtime në kokë dhe po ashtu punonjësi shëndetësor që shërbente për të transportuar pacientët me barelë. Ata kanë përfunduar në katin nëntokë, pasi ashensorit iu këput një prej kavove mbajtëse.

Ky ashensor ishte në përgjegjësi të Sulollarit i cili çdo vit përfitonte tenderë për mirëmbajte ashensori në këtë spital. Mbi 24 Milionë Lekë me TVSH është paguar “Sulollari Clima” firma me zotërues 100% të aksioneve nga Ardian Sulollari për tenderin e mirëmbajtjes në QSUT e Albana Ficos.

Kontrata ishte lidhur më 31 Dhjetor 2021 dhe përfundonte në 31 dhjetor 2023. Policia e procedoi penalisht Sulollarin, por prokuroria ndjek parimin “çudia më e madhe 3 ditë zgjat” dhe e ka mbyllur çështjen. Ndërkohë, Sulollari kandidoi në zgjedhjet kaluara për një subjekt politik. Ai deklaron vetëm 35 mijë lekë rrogë si teknik në kompaninë ku punon, teksa në QKB është administrator dhe zotërues.

Epo, nuk paska faj drejtori që ia ka dhënë këtë tender, se Sulollari me siguri e marrka miratimin lart.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zbardh vendimi i i gjykatës së Apelit të Posaçëm, që urdhëron SPAK të rëndojë kauzat ndaj 3 drejtorëve të Erion Veliajt për bashkëpunim në korrupsion me tenderat dhe pastrimin e parave të krimit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: QSUTtenderVeliaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
I përfshirë në dosjen e inceneratorit, policia jep detaje për arrestimin e Juri Ymerajt në Romë

I përfshirë në dosjen e inceneratorit, policia jep detaje për arrestimin e Juri Ymerajt në Romë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com