GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Superioria/ Elbasani mund Partizanin dhe hyn në garën për “Final 4”

19:43 - 01/03/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Superioria/ Elbasani mund Partizanin dhe hyn në garën për “Final 4”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani mposhti Partizanin me rezultatin 2-0 në shtëpi, në sfidën e javës së 27-të. Sukses i rëndësishëm për verdheblutë, që afrohen me katër vendet e para në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic iu fal dy penalltive të kthyera në gol nga Emiljano Musta në minutat 37 dhe 89.

Nga minuta e 71-të, kryeqytetasit luajtën me 10 lojtarë, pasi Mehmeti u ndëshkua me karton të kuq. Për Partizanin kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat, ndërsa nuk njohin fitore prej gjashtë ndeshjesh.

“Demat” renditen në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Elbasani renditet i pesti me 34 pikë të grumbulluara.

Takimi tjetër i zhvilluar më herët mes Laçit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 2-2. Fillimisht ishte Laçi që kaloi në avantazh me anë të Myrtas në minutën e 10-të, ndërsa tresa nga pika e bardhë e penalltisë do të dyfishonte shifrat në minutën e 25-të.

Me rezultatin 2-0 do të mbyllej edhe pjesa e parë, teksa 45 minutat e dyta do të flisnin për shkodranët, të cilët ia dolën të gjenin golat. Fillimisht ishte Çoba në minutën e 55-të që do të rihapte sfidën, ndërsa për të vendosur baraspeshën mendoi Mensah në minutën e 63-të.

Minutat e mbetura do të ishin edhe më të luftuar, por asnjëra prej ekipeve nuk ia doli të gjente rrugë e rrjetës për të siguruar 3 pikët. Kështu skuadrat ndajnë nga 1 pikë në kuadër të javës së 27-të të kampionatit.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 27-të janë programuar për të dielën. Takimi i parë do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça”, ku do të përballen Bylisi me Skënderbeun. Në 17:00 do të luhen dy takimet e fundit të javës së 27-të; Tirana – Dinamo City dhe Egnatia – Teuta.

Etiketa: ElbasaniPartizaniSuperioria

Lajme të lidhura

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City
Breaking Views

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi
Breaking Views

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Para
Primaret e PD për kandidatët e 11 majit, mbyllet procesi i votimit

Primaret e PD për kandidatët e 11 majit, mbyllet procesi i votimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com