GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Surprizat e para, ky është ylli i muzikës latine që do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”

21:36 - 29/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Surprizat e para, ky është ylli i muzikës latine që do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ylli i muzikës botërore do jetë pjesë e “Sunny Hill Festival”. Lajmi është dhënë nga organizatorët në faqet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

José Álvaro Osorio Balvín, i njohur me emrin e artit si J Balvin, është një këngëtar kolumbian, i cilësuar edhe si “Princi i Reggaeton”. Ai është një nga artistët më të shitur të muzikës latine me shitje prej më shumë se 35 milionë disqe në mbarë botën.

Në vitin 2020 ai bashkëpunoi me Dua Lipën për këngën “One Day” një nga hitet më të mëdha të asaj vere që sot numëron 300 milionë klikime në Youtube.

“Sunny Hill”, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do mbahet edhe në Prishtinë në datat 4, 5,6 dhe 7 gusht, edhe në Tiranë. Një edicion i veçantë me një line-up do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Gjithashtu bëhet e ditur se përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion do të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror të cilët do marrin pjesë.

Dua Lipa ia ka dalë të sjellë në Prishtinë disa prej emrave më në zë në botë, ku sigurisht fronin e mban Miley Cyrus. Ylli amerikan ndezi Prishtinën për disa minuta në 2019. “Ndihem e nderuar që jam në Sunny Hill Festival dhe festoj me mikeshën time, Dua Lipën”, shkroi Miley në rrjetet sociale ku ndiqet nga disa qindra miliona njerëz, teksa ajo dhuroi 25,000 euro për ndërtimin e një akademie muzikore në Prishtinë.

Në listë nuk mund të mos përmendim dy DJ: Martin Garrix(2018) dhe Calvin Harris(2019). Dy artistët kanë bashkëpunuar të dy me Duan dhe nuk mund t’i thoshin “Jo” asaj. Jemi mësuar t’i shohim të mbushin stadiume, të ngjiten në skenën e Grammy, etj., por Garrix dhe Calvin i falën dy super performanca, energji dhe vëmendje Festivalit.

Pjesë e Festivalit kanë qenë edhe artistët me origjinë shqiptare si Gashi, Njomza apo Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani. Deri tani dy mungesa që kanë marrë vëmendje ka qenë Rita Ora dhe Bebe Rexha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Etiketa: Dua LipaJ Balvinkoncert

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Belgjika arena e preferuar e bandave shqiptare, si nisi përplasja midis Nogës dhe Erion Hasanbellit

Belgjika arena e preferuar e bandave shqiptare, si nisi përplasja midis Nogës dhe Erion Hasanbellit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com