GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Ja pse nuk e grumbullova Abrashin, strategjia ndaj Çekisë dhe Polonisë

11:32 - 02/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sylvinho: Ja pse nuk e grumbullova Abrashin, strategjia ndaj Çekisë dhe Polonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho ka publikuar një ditë më parë listën e lojtarëve për dy sfidat, me Republikën Çeke dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Tekniku brazilian ka zbuluar zgjedhjet e tij në konferencën për shtyp dhe se çfarë pret nga këto dy takime.

“Zgjedhjet e bëra?

Pyetje shumë e drejtë. Për këto dy ndeshje kemi bërë zgjedhje duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarëve. Nga marsi deri tani kemi grumbulluar plot 36 lojtarë. Në listën e pritjes kemi 51 lojtarë dhe aty bëjmë zgjedhjet tona.

Sa i përket Abrashit e njohim, ka bërë shumë për Shqipërinë, por në këto ndeshje kemi bërë zgjedhje që i përshtaten kundërshtarëve. Për këtë arsye kemi marrë Gjasulën, sepse është i gjatë dhe ka fizik. Mehmeti është lojtar i ri, por mendoj se zgjedhja e duhur ishte Roshi, i cili ka një avantazh që e favorizojnë centimetrat. Gjithashtu mund të bëjë diferencën kur futet në fushë.

Porta? Sigurisht me portën nuk jemi në situatën më të mirë. Kemi Strakoshën dhe Berishën që kanë luajtur me Kombëtaren. Kemi besim tek ata, i presim. Do të shohim situatën e tyre dhe do të vendosim më pas. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Për këto dy ndeshje kemi shumë nevojë për eksperiencën që kanë ata të dy”, tha tekniku brazilian.

Impakti i Shqipërisë në fushë? Sa u përket reparteve kemi ekuilibër pasi në mbrojtje kemi Veselin dhe Ajetin dhe janë transferuar me apa cilësore, në skuadra me nivel dhe po luajnë. Kanë eksperiencë, kemi Mihaj, gjimhsuitin, Mitajn e Ismajlin.

Jemi në pozita të duhura por duhet të kemi parasysh që kemi dy ndeshje të ndryshme me vështirë shumë të madhe. Çekia është mësuar në Europian dhe ka eksperiencë por për ne është e rëndësishme të luajmë fort dhe mirë. Ne kemi ADN-në e Shqipërisë dhe luajmë shanset tona. Nuk ka rëndësi nëse kemi apo jo zotërimin e topit por të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Strategjia jonë e ndeshjes nuk do të ndryshojë.

Partizani e Tirana në Europë dhe mungesa e lojtarëve të Superiores? Nuk është momenti i duhur. Kam parë partizani, Tirana e Egnatia dhe Shqipëria ka lojtarë të rëndësishëm dhe sigurisht që janë 51 lojtarë dhe janë të tjerë në listën pritjes. Me Stafin zgjidhen lojtarët sipas momentit.

Ka lojtarë të mirë por jo tani dhe mund të merren në një moment të dytë. Nuk është krahasim nëse janë të Superiores apo në kampionate të huaja, por duhen më të mirët. Kam takuar Hadrojn, shumë i mirë teknikisht, por edhe si Rrapaj, Sherri e Kasa që do të jenë për të ardhmen.

Vazhdimësia? Unë jam i kënaqur që njerëzit në Shqipëri janë entuziastë. Në stafin tonë teknik ne punojmë për çdo ndeshje. Përpara kemi 5 finale dhe ne duam kualifikimin ashtu si të gjithë. Do të luajmë fortë që kur të vij nëntori ne të jemi në garë për t’u kualifikuar. Jemi të bindur që nuk ka eufori, ata e dinë shumë mirë. duhet të kemi vazhdimësi që ashtu siç e thamë, në nëntor të jemi ende në garë për t’u kualifikuar.

Strategjitë dhe llogaritë? Nuk mund të bëjmë dot llogari në këto momente. Ato bëhen në nëntor. Jemi 100% të fokusuar për Çekinë. Ka lojtarë shumë cilësor. Fokusi ynë është vetëm kjo ndeshje për momentin. Mbase fitojmë, shkojmë për maksimumin. Për strategjinë nuk më pëlqen. Për mua rëndësi ka të luftojmë fort. Futbolli ky është, mund të fitosh, mund të barazosh, mund të humbasësh. Por për mua nëse nuk fiton, e rëndësishme është të mos humbasësh.

Stadiumi “Sold Out” një muaj para ndeshjes? Sigurisht që ky fakt që kemi stadium plot më jep kënaqësi. E pamë edhe ndeshjen me Moldavinë, një ndeshje fantastike por edhe në Çeki do të ketë 4 ose 5 mijë dhe do të jetë plot këtu me Poloninë. Është edhe përgjegjësi por puna jonë është në fushë dhe stadiumi do të na jepte shumë kënaqësi.

Karakteri i çekëve dhe a i druhet një aleance mes Çekisë dhe Polonisë? Sa i përket karakterit, luajnë shpejt dhe me intensitet. Kanë shumë fizik dhe nëse merren 1 nga 1, janë mbi 1.85 dhe janë të fortë fizikisht. Ne duhet të jemi sa më të përgatitur. Nuk bëjmë llogari por punojmë për pikë në objektivin tonë. Nuk na intereson çfarë bëjmë të tjerët dhe kujdesemi për veten tonë. Tifozët na kanë dhënë forcë dhe fokusi është vetëm te ekipi ynë.

Etiketa: AbrashikombëtareKryesore1Sylvinho

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, transportohet në spital

Për një borxh, si nisi sherri mes policit dhe personave të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com