GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku kërkon hetim për investimet strategjike: Prona private është përdorur në favor të oligarkëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se abuzimi me pronën në Shqipëri nuk është një problem i izoluar, por një nga shtyllat kryesore të sistemit politik dhe ekonomik të ngritur nga qeveria socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku lidh ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave me ligjin për investimet strategjike, duke i cilësuar ato si dy pjesë të së njëjtës arkitekturë: dobësimin e pronarëve të ligjshëm dhe transferimin e pronës publike e private drejt një pakice të privilegjuar.

“Njëri dobësoi pronarët e ligjshëm. Tjetri krijoi mekanizmat për kalimin e pronës publike dhe private në duart e një pakice të privilegjuar”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, ajo që ka ndodhur me pronën gjatë viteve të qeverisjes socialiste nuk është thjesht keqmenaxhim administrativ, por një mekanizëm i qëllimshëm kontrolli politik dhe ekonomik.

Pasiguria e pronësisë, regjistrat e pasaktë, vendimet e pazbatuara të gjykatave dhe sorollatja shumëvjeçare e pronarëve kanë dobësuar qytetarin dhe kanë forcuar administratën dhe pushtetin politik.

“Kur prona është e pasigurt, qytetari është i dobët. Kur dokumentet janë të paqarta, administrata bëhet e plotfuqishme. Kur ligji ndryshon sipas interesit, pushteti vendos kush fiton dhe kush humbet”, shprehet deputetja demokrate.

Tabaku thekson se ky është thelbi i sistemit që duhet ndryshuar: një shtet ku të drejtat kushtetuese nuk garantohen nga ligji, por shndërrohen në favore që shpërndahen nga pushteti.

Sipas saj, prona e qytetarit është trajtuar si pronë personale e qeverisë, e cila vendos kujt t’ia japë, kujt t’ia mohojë dhe cilin investitor të privilegjojë.

Deputetja e PD-së i referohet edhe hetimeve të SPAK, të cilat, sipas saj, kanë ekspozuar depërtimin e parave të pista në ndërtim, prona, resorte turistike dhe kontrata publike.

Ajo deklaron se statusi i “investitorit strategjik” nuk është përdorur kryesisht për teknologji, industri apo vende të mirëpaguara pune, por për privilegje fiskale, procedura të përshpejtuara dhe përdorimin e pasurisë publike nga një rreth i kufizuar përfituesish.

“Ky sistem ka autorë, zbatues dhe noterë politikë. Ideatori është Kryeministri. Aparati janë ministrat dhe agjencitë. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka votuar ligjet, përjashtimet dhe kontratat që e kanë mbajtur në këmbë”, shkruan Tabaku.

Ajo kërkon një hetim të plotë parlamentar mbi zbatimin e ligjit për investimet strategjike, transferimin e pronave publike, lehtësitë fiskale dhe lidhjet mes përfituesve dhe vendimmarrësve.

Sipas Tabakut, ndryshimi i sistemit nuk mund të jetë vetëm ndryshim emrash apo qeverish, por duhet të nënkuptojë rikthimin e shtetit te qytetari, garantimin e pronës private, barazinë para ligjit dhe fundin e privilegjeve për pakicën.

“Ndryshimi nuk është më vetëm kërkesë politike. Është domosdoshmëri ekonomike, demokratike dhe kombëtare”, përfundon deputetja e Partisë Demokratike.

 

Etiketa: hetiminvestimeTabaku

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Auron Tare: Protesta do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë të luftojë edhe për veten

Auron Tare: Protesta do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë të luftojë edhe për veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n
Sport

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s. UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e...

Lexo më shumë
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com