GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Takimi i Ramës në Athinë, ministri grek: Nuk e kuptoj vizitën, ishte pa kuptim

11:39 - 13/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi i Ramës në Athinë, ministri grek: Nuk e kuptoj vizitën, ishte pa kuptim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri grek Makis Voridis ka komentuar takimin e kryeministrit Rama në Athinë, ditën e djeshme në stadiumin ‘Galatsi’.

Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm ai tha se vizita e Ramës në Athinë ishte e panevojshme dhe e pakuptimtë. Ai shton se “nuk e kupton se çfarë donte të tregonte Rama me këtë takim”.

“Nuk e di se çfarë donte të bënte Edi Rama, ishte një fjalim, një vit nga burgu i Belerit, por nuk e di nëse ishte diçka simbolike apo thjesht ndodhi. Vizita ishte e panevojshme, pa asnjë kuptim”, tha ministri.

“Ndoshta qëllimi i tij – edhe pse ai vetë ndoshta e mohon – ishte një lloj përgjigje ndaj vendimit të Demokracisë së Re për të përfshirë në listën e saj për zgjedhjet evropiane emrin e Fredi Belerit”, tha ai duke shtuar “Formulimi i saktë ishte ai i kryeministrit (grek), ‘ një vizitë e padobishme’”.

Në të kundërt ai shtoi se takimi i Ramës do të prodhojë një efekt tjetër, “Nëse prezenca e zotit Rama ndikon në një mënyrë, ajo është në drejtim të votës pozitive pro Belerit”.

Duke iu përgjigjur atyre që kërkonin ndalimin e vizitës së kryeministrit shqiptar, z. Voridis shpjegoi se ndalimi kishte vetëm një justifikim, atë të sigurisë publike. “Do të thotë, Greqia po tregon se ka frikë nga mitingu që u zhvillua”.

Ai theksoi më pas se “Greqia është vendi me GDP-në më të madhe në Ballkanin Perëndimor, vendi me mbrojtjen më të fortë në Ballkanin Perëndimor, vendi më i vjetër në Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor. Nëse do ta ndalonim ky ndalim do të më tregonte se Greqia ka diçka për tu frikësuar. Doli se Greqia nuk kishte absolutisht asgjë për t’u frikësuar. Ka mundësi që qëllimi fillestar i Ramës të ketë qenë ndalimi”, tha ai.

“Në fund, e gjithë kjo u hodh poshtë dhe Beleris do të jetë kandidat dhe besoj se do të ketë një mesazh të fortë duke votuar për Demokracinë e Re dhe sigurisht për Belerin. Një mesazh i fortë se si e shohim veten në Greqi dhe si i japim prioritet çështjeve të shtetit të së drejtës. Ndërsa në këtë ka një pyetje reale: ajo e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri”, nënvizoi ai.

 

Etiketa: Kryesore1ministri grekRamavizit

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Itali/ U ndalua për kontroll të rastësishëm, shqiptari kapet me kanabis në makinë

Pas sherrit në lokal, shqiptari godet me shkelma dhe kafshon policin italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com