GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tarifat e transportit të mallrave do vazhdojnë në rritje deri në 2022

07:44 - 18/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifat e transportit të mallrave do vazhdojnë në rritje deri në 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tarifat e transportit rrugor të mallrave pritet të shtrenjtohen deri në mesin e vitit 2022, duke vijuar tendencën rritëse të konstatuar pas pandemisë. Në përfundim të karantinës, pas hapjes së ekonomisë për shkak të kërkesës së lartë për produkte, tarifat e transportit rrugor për importin e mallrave nga vendet e Europës drejt Shqipërisë u shtrenjtuan 20%.
Tashmë, për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve pritet të ndodhë sërish shtrenjtim tjetër. Andi Shijaku, drejtori i transportit ndërkombëtar të mallrave në “Shega Trans”, thotë se për 6 muajt në vazhdim, trendi i tarifave të transportit rrugor nga vendet e Europës drejt Shqipërisë do të jetë me rritje, për shkak të shtimit të kostove administrative nga mungesa e shoferëve të kamionëve.

Shijaku, nënvizon se shoferët shqiptarë kanë zgjedhur të emigrojnë kryesisht drejt vendeve të Europës. “Shumë vende të Europës janë në vështirësi për gjetjen e shoferëve të kamionëve. Mungesa e tyre ka ndikuar te funksionimi 50-60% të flotës së mjeteve të transportit. Dukuria është e pranishme edhe në Shqipëri. Shumë drejtues kamionësh kanë emigruar drejt shteteve si Gjermania, Italia apo Anglia. Mungesa e drejtuesve të mjeteve ka rritur kostot administrative për kompanitë, pasi janë rritur pagat për shoferët disponibël”.

Në Europë, Brexit, çështja e problemeve strukturore të kompanive të transportit dhe pandemia e përkeqësuan më tej situatën tashmë shqetësuese të mungesës së shoferëve, pasi drejtuesit e rinj nuk kanë mundur të praktikohen dhe të marrin një certifikatë profesionale, ndërkohë që kufizimet e shkaktuara nga Covid-19 e bëjnë punën edhe më pak tërheqëse.

Aktualisht, çmimet e importit të mallrave me kamion nga vendet e Europës drejt Shqipërisë janë 10 deri në 20% më të shtrenjta se nivelet e parakrizës. Për transportin e mallrave me kamion në Greqi, tarifa në 2019 ishte 700 euro, tani është 800 euro. Në Itali nga 900 euro është rritur në 950 euro për kamion.

Shtrenjtimi i tarifave të transportit nuk ka ndikuar te tkurrja e kërkesës për mallra. Sipas përfaqësuesit të operatorit “Shega Trans”, kërkesa për transport e mallrave është shumë e lartë dhe e papërballueshme me flotën e mjeteve dhe drejtuesit e kamionëve që disponojnë. /Monitor/

Etiketa: mallratarifat

Lajme të lidhura

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Aktualitet

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

09:48 - 25/02/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Para
Shkundet sërish Greqia, tërmet 5.4 ballë

Shkundet sërish Greqia, tërmet 5.4 ballë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26

Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë...

Lexo më shumë
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com