GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tarifat më të larta në rajon”, studentët peticion: Të hiqet pagesa për listën e notave

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tarifat më të larta në rajon”, studentët peticion: Të hiqet pagesa për listën e notave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tarifat e arsimit të lartë në vendin tonë janë shumë të larta dhe çdo vit shtohet nga një pagesë shtesë, përveç transportit apo akomodimit që pas pandemisë kanë kapërcyer në “stratosferë”. Duke qenë se pagat janë të ulëta dhe punësimi i dobët, përballimi i shpenzimeve për t’u arsimuar po bëhet i pamundur për studentët. Për këtë arsye, iniciativë të organizatës “Lëvizja për Universitetin”, studentët e Tiranës kanë nisur sot një peticion përmes të cilit kërkojnë që të hiqet tarifa për listën e notave. Përmes një deklarate për mediet ata shprehen se, paguajnë tarifat më të larta në rajon për universitetin dhe marrin shërbimet më të dobëta. Ata tregojnë se duhet të paguajnë për fletën në të cilën printohet lista, për vulën dhe gjithashtu këstin e shërbimit në bankë që shkon rreth 100 lekë. Studentët evidentojnë se tarifa për listën e notave është e padrejtë logjikisht dhe ligjërisht, prandaj duhet të hiqet.

“Tarifa për listën e notave është shumëfishë e padrejtë. Ne paguajmë tarifat më të larta në rajon, por edhe më gjerë për shkollimin e lartë .Pavarësisht kësaj, si pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë të cilin e kemi kundërshtuar në krye të herës, fakultetet detyrohen të ndërtojnë logjikën e tyre të organizimit në funksion të sigurimit të parave, të cilat shteti i jep me pikatore për universitetet publike. Për pasojë fakultetet kërkojnë nga studentët një tarifë shtesë për t’u pajisur me një listë notash. Edhe brenda logjikës ekonomiste tarifa për këtë dokument është jashtëzakonisht e padrejtë, sepse kostoja e një flete të printuar dhe të vulosur është larg vlerës të cilën fakultetet na detyrojnë të paguajmë, pale që pagesa e një tarife të tillë është edhe në parim e padrejtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, për t’u pajisur me këtë dokument, studentët detyrohen të paguajnë edhe 100 lekë tarifën e shërbimit të bankës”, shprehen ata.

Në përfundim shprehen se vendosja e tarifave shtesë është abuzive dhe studentët duhet të bashkohen për t’i dhënë fund vjedhjes ndaj tyre dhe mbushjes së xhepave të oligarkëve. Ata tregojnë se, peticioni është ngritur në Fakultetin e Shkencave, por bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë fakultetet. “Kësaj padrejtësia dhe zhvatjeje duhet t’i vije fundi sa më shpejtë. Prandaj, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kanë nisur një peticion në Fakultetin e Shkencave Sociale për heqjen e kësaj tarife. Le ta firmosim të gjithë, për t’i paraprirë organizimit në vazhdim deri në heqjen e çdo tarife zhvatëse”, shprehen ata, ndërsa theksojnë se nuk dorëzohen derisa qeveria të heq këtë tarifë dhe të tjera pagesa të panevojshme.

Etiketa: kryesore2peticionStudent

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Para
“Beteja është mes Bashës dhe anëtarëve”, Ristani: Pse do të dështojë Kuvendi i 18 dhjetorit

“Beteja është mes Bashës dhe anëtarëve”, Ristani: Pse do të dështojë Kuvendi i 18 dhjetorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com