GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të paaftë të na garantoni sigurinë”, komuniteti shqiptar në Greqi reagon për skandalin e pagave

12:10 - 24/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të paaftë të na garantoni sigurinë”, komuniteti shqiptar në Greqi reagon për skandalin e pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i publikimit të pagave të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarëve ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Së fundmi, për këtë listë ka reaguar dhe Komuniteti Shqiptar në Greqi duke thënë se disa muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, i kërkuan të deklaronin vendbanimet përmes e-albania për të votuar.

“Pak muaj para zgjedhjeve qeveria shqiptare na kërkoi të gjithë emigrantëve, të deklaronim vullnetarisht vendbanimet tona në shtetet ku jetojmë nëpërmjet platformës e-Albania. Kjo me justifikimin se ishte e domosdoshme për të votuar nga vendet ku jetojmë. Kjo e drejtë nuk na u garantua kurrë. Sigurisht që shumë prej nesh, duke jetuar në perëndim, ishim shumë skeptikë”, shkruhet në deklaratë.

Sipas tyre, fakti që vetëm disa emigrantë po deklaronin të dhënat, u kërcënuan me sanksione për mos ofrim shërbimesh online, shërbime që i cilësojnë jetike për shkak të largësisë nga atdheu dhe pamundësisë për t’i pasur në kohën e duhur. Pas kësaj përmend faktin e publikimit të të dhënave dhe i kërkon Ramës që të kërkojë falje për presionin që ushtroi së bashku me qeverinë.

“Ndërkohë, pasi u pa që vetëm një pjesë shumë e vogël emigrantësh po deklaronin të dhënat, nga ana e qeverisë u kërcënuam me sanksione për mos ofrim shërbimesh online, shërbime këto që janë jetike për ne për shkak të largësisë nga atdheu dhe pamundësisë për t’i pasur ato në kohën e duhur. Si për ironi të fatit, pa kaluar viti dashje pa dashje u vërtetua skepticizmi ynë kur këto ditë ka plasur dhe skandali i rrjedhjes së të dhënave personale dhe ekonomike të më shumë se 650 mijë shtetasve që jetojnë në Shqipëri. Sot, Kryeministri shqiptar u kërkoi falje shqiptarëve të prekur nga paaftësia e qeverisë që ai vet drejton. Duke qenë plotësisht në të drejtën tonë dhe ne i kërkojmë sot Kryeministrit, të na kërkojë falje për presionin që ushtroi ai dhe qeveria e tij ndaj nesh për një çështje që sot rezultoi që ishte abuzim mbi të drejtat tona si shtetas shqiptarë që jetojmë jashtë Shqipërisë dhe se shteti amë është i paaftë të na garantojë sigurinë mbi të dhënat tona personale”, përfundon reagimi i Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Etiketa: komunitetisiguria

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
U dyshua për Covid-19, del përgjigja e testit për Guardiolën

Thirrje për grevë, Guardiola hedh akuza të rënda ndaj Premier League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com