GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tender i dyshimtë/ Rikontruksioni i qendrës “Ten”, banorët kundër Bashkisë Tiranë

16:13 - 15/04/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tender i dyshimtë/ Rikontruksioni i qendrës “Ten”, banorët kundër Bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti i rikonstruksionit të qendrës kulturore “Ten” në rrugën “Myslym Shyri” po kundërshtohet nga banorët e dy pallateve në krah.

Në vendin ku deri në vitin 2010 ishte ish-kinema “Dajti”, bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e një projekti, i cili parashikon një qendër të re multifunksionale, jo më me dy kate – siç ishte përpara se të shembej – por me katër. Ky zhvillim ka ngjallur pakënaqësi nga banorët, të cilët kanë nisur procedura ligjore për ta ndaluar.

Projekti, me një vlerë prej 600 mijë eurosh, u tenderua në vitin 2023 dhe u fitua nga kompania “Pepa Group”. Ndërtimi duhej të përfundonte brenda vitit 2024, megjithatë ndërtesa e vjetër u shemb pjesërisht vetëm (soleta) në muajin shkurt dhe aktualisht punimet janë pushuar prej së paku tre javësh.

Banorët e dy pallateve ngjitur kanë shfaqur pakënaqësi që në momentet e para kur projekti u bë publik – për të cilin Citizens raportoi.

Ata shprehen të shqetësuar për rritjen në lartësi të godinës, e cila është vendosur pa konsultime dhe plan të qartë që e justifikon këtë vendim. Kundërshtitë shtohen pasi godina e re u zë dritaret duke kufizuar ajrimin dhe ndriçimin e apartamenteve.

Për më tepër banorët thonë se punimet për ndërtesën e re mund të rrezikojnë themelet e pallateve të tyre, të cilat qenë konceptuar në vitet 70-të si ndërtesë e njëtrajtshme – katër kulla pesëkatëshe të lidhura mes tyre.

Bashkia Tiranë e ka justifikuar shembjen e ish-qendrës “Ten” me dëmtime nga tërmeti. Banorë i thanë Citizens.al se atyre u është dërguar një letër që e lidh këtë ndërhyrje me dëmet e tërmetit të vitit 2019, por dy pallatet pesëkatëshe krah ish-qendrës kulturore nuk kanë pësuar asnjë çarje.

Projekti me tender të dyshimtë

Kontrata e punimeve iu dha kompanisë “Pepa Group” më 20 mars 2023. Tenderi është shënuar me flamur të kuq nga portali “Open Data Procurement”, për shkak të skualifikimit të 11 kompanive të tjera që morën pjesë në garë me arsye që konsiderohen teknike dhe të diskutueshme – pasja e vetëm një betoniereje apo një eskavatori – apo mungesa e lejes së qarkullimit për një mjetet e punës.

Kompania “Pepa Group”, e krijuar në vitin 2014, raportoi në vitin e parë të punës 30 mijë euro xhiro. Ajo rriti ndjeshëm volumin duke u përfshirë në tenderë publik.

Në katër vitet e fundit xhiroja vjetore e kësaj kompanie është luhatur mes 9-11.5 milionë euro me një marzh fitimi 2-6%.

“Pepa Group” është gjithashtu një nga kompanitë që ka përfituar nga 16 tenderët e diskutueshëm të bashkisë Tiranë për “riaftësimin strukturor” të disa pallateve të dëmtuara nga tërmeti – gjykatat kanë pezulluar ndërhyrjet në disa prej tyre pas konstatimit të parregullsive në mënyrat se si u morën vendimet apo dhe se si u dhanë lejet.

Bashkia Tiranë thotë se projekti është në përputhje me planifikimin urban të parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendore dhe se projekti nuk do të ndikojë në ndërtesat përreth, por banorët e zonës nuk janë të bindur nga këto deklarata.

Në një komunikim me Citizens.al, bashkia theksoi se “projekti nuk do të ketë ndikim në aksesin apo stabilitetin e objekteve ekzistuese”. Por një vështrim në terren tregon një ndërtesë të shembur dhe një komunitet të pozicionuar kundër.

Pse kundërshtojnë banorët?

Rregullat e ndërtimit parashikojnë që ndërtesat e reja në zona të banuara duhet të respektojnë një distancë të caktuar nga dritaret dhe ballkonet e ndërtesave ekzistuese. Banorët pretendojnë se ky rregull po shkelet me projektin që e kthen qendrën “Ten” në ndërtesë katërkatëshe.

“Muri që do bëjnë ato, nuk është mur kallkani, sepse gjysma e murit ka dritare dhe ballkon, që këtu shkelet ligji. Ata duhet të ndërtojnë gjashtë metra distancë,” theksoi për Citizens.al Adriana Puleshi, një nga banoret, e cila po udhëheq përpjekjet ligjore për ndalimin e projektit.

Ajo konfirmoi se një letër formale i është dërguar Bashkisë Tiranë për ndalimin e punimeve dhe në mungesë të një reagimi, do të ndiqet rruga ligjore.

“Me anë të një avokate i kemi nisur letër bashkisë për të ndalur punimet dhe nëse nuk kemi një reagim brenda dhjetë ditëve, do të ndërmarrim hapat e duhur ligjor” tha Puleshi.

Sipas projektit, godina e re do të ketë funksionin e një qendre kulturore, ku hapësirat e saj do të përdoren për salla baleti, salla multimediale, atelie kulture, sallë kantoje etj.

Pallatet pesëkatëshe të banorëve janë pjesë e një kompleksi të ngritur në vitet 1970, me një arkitekturë të lidhur ku ndërtesa të ulëta dykatëshe shërbejnë si lidhje mes blloqeve të mëdha. Çdo ndërhyrje, sipas tyre, rrezikon jo vetëm funksionalitetin, por edhe identitetin urban të kësaj hapësire.

/Citizens.al/

Etiketa: Bashkia TiraneKryesore1tender

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Dëmtohet Ernest Muçi, sezoni thuajse i mbyllur

Dëmtohet Ernest Muçi, sezoni thuajse i mbyllur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com