GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderët pa garë, Bashkia Tiranë i jep 13 mln lekë kompanisë “COMMUNICATION PROGRESS”

20:06 - 30/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderët pa garë, Bashkia Tiranë i jep 13 mln lekë kompanisë “COMMUNICATION PROGRESS”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Referuar buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik, Bashkia e Tiranës ka rezultuar me numrin më të madh të ankesave për procedurat e prokurimeve në të gjithë vendin. Sipas Buletinit të muajit tetor në Komisionin e Prokurimit Publik, nga 80 ankesa totale në të gjithë Shqipërinë, 54 i takojnë bashkisë së kryeqytetit.

Për ta vërtetuar këtë është fare e thjeshtë. Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn, gjatë kohëve të fundit kanë rritur së tepërmi dhënien e tenderëve pa garë duke i kthyer prokurimin publik në monopol të disa kompanive. Gijotina.com ka denoncuar disa herë këto afera, të cilat shkelin ligjet dhe procedurat në mënyrë që taksat e qytetarëve të shkojnë vetëm tek një grusht njerëzish, miq të drejtuesve të Bashkisë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për një tender të hapur në datën 4 nëntor, për “përmirësimin e sistemit të çekimit të kartave të aksesit në Bashkinë e Tiranës”. Tenderi me numër reference REF-10305-11-03-2021, ka fondin limit prej 1,229,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 13 milionë lekë të vjetra me TVSH.


Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, “COMMUNICATION PROGRESS sh.p.k”, e cila është në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleidi Zoraqi, ku rrjedhimisht është shpallur dhe fituese.
Edhe pse tenderët fitohen me garë mes disa kompanive, kjo nuk paska qenë e përcaktuar për “COMMUNICATION PROGRESS sh.p.k”, e cila ka marrë pjesë e vetme në këtë prokurim duke shtuar dyshimet se ishte e paracaktuar për këtë tender. Gjithashtu nuk ka munguar sinjalizimi nga Open Data e cila ka ndezur flamurin e kuq të shoqëruar me shkrimin “mungesë konkurrence”.

Siç e thamë dhe më sipër, kjo nuk është hera e parë që Veliaj favorizon kompanitë e miqve të tij në tenderët publik, por kjo metodë po përdoret më shpesh kohët e fundit, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës ka rënë në një “gjumë letargjik”.
Gijotina.com

Etiketa: Bashkia Tiranegarekompaniakryesore2Leketenderet

Lajme të lidhura

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Para
Ministrja: Niveli i ujërave në lumenj vijon të ulet, situata drejt normalizimit

Ministrja: Niveli i ujërave në lumenj vijon të ulet, situata drejt normalizimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë...

Lexo më shumë
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

22:20 - 04/03/26
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

21:03 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com