GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi për kolltukë rrotullues! Veliaj jep 400 mln lekë pa garë

11:37 - 26/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi për kolltukë rrotullues! Veliaj jep 400 mln lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak javë më parë Gijotina.com denoncoi garën që kishte hapur Bashkia Tiranë për të arreduar zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky tender me vlerë 400 milionë lekë u vu në qender të vëmendjes për shkak të shpenzimeve të mëdha për luksin që kërkonte Veliaj. Por, pavarësisht denoncimeve të shumta, kryebashkiaku nuk u dorëzua. Me datë 25 nëntor 2022 Veliaj ka firmosur tenderin. Përveç shpezimit të shfrenuar për luks, ky tender dallohet se është mbyllur në shkelje të ligjit.

 

Nga dokumentet e publikuara evidentohet se prokurimi nuk pasur një garë të mirëfilltë. Në fakt, kanë paraqitur ofertë 3 kompani. Por 2 prej tyre Veliaj i ka skualifkuar me justifkimin se nuk kanë dorëzuare material për çdo pajisje, që Lali Eri t’i shihnte nëse janë të duhurat apo jo.

Kështu në garë ka mbetur vetëm kompania “E M K O”, në pronësi të Shaelda Memës. Edhe pse një nga kompanitë e tjera ka paraqitur ofertë më të lirë se  E M K O. Gjithashtu plotësonte të gjitha kriteret e tjera, Veliaj ka lënë vetëm një kompani pjesëmarrëse. Në këtë mënyrë, Mema ka marrë kontratën me shkelje të konkurrencës.

Në këtë kuadër, Open Data Albania e klasifikon si tender me risk të lartë abuzimi dhe korrupsioni, duke i vendosur “Flamurin e Kuq”.

Për më tepër Gijotina.com ka zbuluar se  E M K O është një kompani e preferuar nga bashkitë socialiste. Vetëm në 2 vitet e fundit ka përfituar 630 milionë lekë tendera. 40% janë dhënë nga Bashkia Tiranë, ku dominojnë kontratat me mangësi të theksuara dhe prokurime me “flamuj të kuq”.

Fondet për karrige rrotulluese

Në dokumentet përfundimtare të tenderit evidentohet se, fondet për këtë blerje do të merren nga zërat e miratura për bashkinë me detajim nga buxheti 2022. Por, nuk mjaftojnë kaq lekë! Në projekt përfshihen edhe fondet nga plani aftmesëm 2022-2024. Duket se Lali Eri po e bën gati zyrën edhe për mandatin tjetër!

Ashtu siç duket edhe në tabelën më poshtë, Veliaj do t’i shpenzojë 300 milionë lekë për karrige rrotulluese, komodina, varëse rrobash, mbajtëse çadrash, kasafortë, rafte dhe të tjera.

Por, nuk është kaq kollaj, pasi këto paisje duhet të jenë me material të vecantë sipas detajeve të formuluara nga Lali Eri.  “Karrige me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë. Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje. Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj përmes këtyre kritereve shumë të detajuara. Me sa duket këto karrige i do për zyrën e tij dhe për drejtoreshat që i konsideron krah të djathtë. Ndërsa për punonjësit e tjerë ka porositur karrige të tjera.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Lexo edhe: Veliaj zhytet në luks, harxhon 40 milionë lekë për karrige rrotulluese dhe suvenire

Lajme të lidhura

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë
Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë
Breaking Views

“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë

14:20 - 03/03/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Para
I ftohti pushton vendin, termometri zbret nën zero në këto zona

I ftohti pushton vendin, termometri zbret nën zero në këto zona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26

Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati...

Lexo më shumë
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

20:29 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com