GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentativë vrasje dhe breshëri plumbash ndaj policisë, gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit

10:50 - 29/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Peqin për hakmarrje, vëllai i viktimës i dënuar për vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje. Togat e zeza kanë lënë në burg paafat Ibrahim Difajn, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e dy vrasjeve të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe grabitja e një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Konkretisht policia ka zbardhur vrasjen e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 gusht të vitit të kaluar. Sipas policisë, Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi. Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë. Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Rober Laci.

Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja kriminale e ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku një grup personash në tentativë për t’i shpëtuar patrullës kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Ngjarja u shënua pak para mesnatës të 14 janarit. Një makinë tip “Benz” është tentuar të ndalohet nga një patrullë në zonën e Qafë Kasharit. Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Në këtë makinë raportohet se ndodheshin Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa makina rezultoi që ishte me targa të vjedhur nga një automjet tjetër në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia njofton se janë arrestuar, Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin dhe është shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë E. V., 30 vjeçe, banuese në Kurbin është vënë nën hetim.

Etiketa: arrestimetentative vrasje

Lajme të lidhura

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Para
PS bojkotoi Komisionin për Inceneratorët, Tabaku: E pajustifikueshme, SPAK të hetojë Ramën

“Qeveria rriti borxhin në 92%”, Tabaku: Rrezik janë PPP-të korruptive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26

Shqipëria në drejtimin e Edi ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në bashkimin e Europian. Brukseli zyrtar po...

Lexo më shumë
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com