GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tërmetet “shkundën” Greqinë, ja si e shpjegon sizmiologu

11:18 - 29/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmetet “shkundën” Greqinë, ja si e shpjegon sizmiologu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas tërmeteve të fundit në zonën e Evias në Greqi, sizmiologu kontrovers Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime. Sipas tij, lëkundjet e tokës kanë ndodhur për arsye që nuk mund të shpjegohen me anë të të dhënave që kanë institutet e sizmiologjisë në Greqi.

Tselentis thekson se zona ku kanë ndodhur tërmetet e fundit nuk njihet si rajon me aktivitet sizmik. Edhe pse sipas tij muajt e fundit është vërejtur një shtim i lëkundjeve në këtë perimetër.

“Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai për mediat lokale.

Gjatë javëve të fundit është Turqia është përballur me tërmete të ngjashme. Madje edhe më të fortë. Gjë që mund të tregojë se ka një lidhje mes tyre. Por Tselentis e mohon këtë.

“Nuk shoh ndonjë lidhje mes tërmeteve në Anadoll dhe atyre në Greqi tani. Nuk janë e njëjta linjë thyerje e pllakave të tokës”, shprehet ai.

Më herët, sizmiologu i njohur grek, Dr. Gerasimos Papadopoulos tha për “Protothema” se tërmeti i sotëm ishte “njoftuar” nga disa tërmete të tjera më të vogla. Të cilat kishin filluar që prej tetorit të këtij viti. Ndërsa i gjithë rajoni, përfshi Turqinë, si edhe Shqipërinë në veri, është përfshirë nga një shtim i aktivitetit sizmik gjatë viteve të fundit.

Turqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme gjatë viteve të fundit, ashtu si edhe Greqia dhe Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

“Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka nisur që në tetorin e kaluar me shumë tërmete me magnitudë më të vogël. Ku më i madhi ka ndodhur dje më 28 nëntor me magnitudë 3.3 Rihter. Pra tërmeti i mëngjesit prej 4.8 Rihter do të thoja që ishte “njoftuar” nga një seri tërmetesh që zgjatën për dy muaj. Kështu që ne shkencëtarët do të duhet të marrim parasysh këtë histori të dy muajve të fundit. Për të parë nëse ky tërmet është kryesori apo jo. Do të duhet të presim disa ditë për të pasur një mendim më i vendosur”, tha ai.

Etiketa: GreqisizmiologTërmet

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Emocionon kryebashkiaku i NY, bën shqiponjën: Ruani kulturën tuaj

Emocionon kryebashkiaku i NY, bën shqiponjën: Ruani kulturën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com