GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kërkohet referendum, qytetarët organizojnë Aleancën për Mbrojtjen e Prrenjasit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohet referendum, qytetarët organizojnë Aleancën për Mbrojtjen e Prrenjasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paqartësia rreth hartës së re territoriale dhe deklaratat mbi ndarjet e mundshme kanë nxitur qytetarët e Prrenjasit të krijojnë Aleancën për Mbrojtjen e territorit të tyre. Aleanca, e cila në përbërje të saj ka intelektualë të fushave të ndryshme, sipërmarrës, fermerë e të rinj, synon hartimin e një drafti që mbron me fakte dhe argumenta pse duhet të qëndrojnë më vete. Dokumenti, i cili në shtator, pritet t’i dërgohet Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Kryeministrit, Parlamentit, por edhe institucioneve ndërkombëtare, do të pasqyrojë çdo resurs e pasuri të zonës, të dhëna historike e vlera kulturore.

“Ruajtja e këtij identiteti dhe zhvillimi i komunitetit kërkon angazhimin e ccdo qytetari. Pikërisht mbi këtë bindje lindi Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Prrenjasit, një platformë qytetare informale e pavarur, jo partiake dhe vullnetare, që bashkon qytetarët për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e Bashkisë Prrenjas. Ne përmes peticionit kërkojmë që ccdo vendimmarrje të merret vetëm pas një procesi transparent dhe në përputhje me ligjin. Ne kërkojmë pezullimin e procedurës deri në fundin e konsultimit publik, zhvillimine një dëgjese në Prrenjas, publikimin e dokumentacionit të propozimit, shqyrtimin e argumentave të komunitetit para ccdo vendimi përfundimtar, të merret në konsideratë mbajtja e një referendumi” tha një qytetar.

“Prrenjasi do të qëndrojë. Ne kemi dhënë fjalën dhe besën që Prrenjasi do të jetë bashki më vete” tha një qytetar.

“Kam lindur këtu në Prrenjas. Jemi 4 breza. Prrenjasi po të shkojë në Librazhd, le t’i vënë rrota e ta çojnë atje se ne nuk lëvizim nga vendi. Qyteti është qytet minatorësh. Nëse e marrin me kuzhineta le ta marrin” tha një tjetër.

Pjesëmarrësit kërkuan nga çdo parti politike, t’i qëndrojë larg kauzës qytetare për mbrojtjen e Prrenjasit. Sipas organizatorëve, simpatitë dhe bindjet politike të gjithësecilit, nuk mund të ndikojnë në një qëllimin e mbrojtjes së familjes së përbashkët dhe të ardhmes ekonomike, sociale e kulturore.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Prrenjasreforma territoriale

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec

Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com