GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Testimi i mësuesve në punë, dalin datat dhe emrat që futen në provim, rregullat

14:47 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësues në Shqipëri dhe i kapur me shpi bari në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit ka vendosur që të gjithë kandidatët për mësues do t’i nënshtrohen së shpejti një testi profesional. Këtë herë, jo për licencën, por për t’u futur në provimin, i cili i fut në listë pritjen e gjatë për punësim. Bëhet fjalë për “Mësues për Shqipërinë”, i cili starton javën e ardhshme, në 18 korrik dhe zgjat për thuajse dy muaj. Vendimi është publikuar së fundmi dhe në të përcaktohen të gjitha datat dhe rregullat.

DATAT

Pasi njoftoi kandidatët që kanë marrë “OK” në fazën e parë të konkurrimit, atë me dosje, se do të nisin testimin në korrik, QSHA-ja ka bërë publike këtë të enjte kalendarin me datat e testimit për mijëra mësuesit që testohen për herë të parë ose të dytë dhe që kanë zgjedhur të mos ruajnë pikët e testimit nga viti i kaluar, por të rikonkurrojnë për të fituar më tepër. Të parët që i nënshtrohen provimit janë mësuesit e Gjuhës Shqipe e Letërsisë, ndër më të shumtët në numër, në raport me profilet e tjera.

Janë 934 mësues që do të provojnë dijet e tyre përgjatë një jave, 18-25 korrik, nga e hëna në të hënë. Pas tyre janë mësuesit e Matematikës, të Kimisë, Muzikës, Shkencave Sociale, TIK, Arsim Special e kështu me radhë sipas kalendarit me datat në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Për disa profile, QSHA-ja vë në dispozicion katër oraret e mundshme brenda ditës, ndërsa në ato ku ka më pak kandidatë lihet në dispozicion një orar me një ose disa salla testimi paralel.

TESTIMI

Janë gjashtë fusha ku do të bazohet provimi: dokumentacioni zyrtar, ai kurrikular, aspekte të pedagogjisë në mësimdhënie, etikë dhe komunikim, drejtshkrim, si dhe përmbajtja shkencore e lëndës. Për të gjitha fushat, ekspertët e MAS-it kanë shënuar referencën përkatëse të informacionit. I gjithë testi është i ndarë në dy pjesë: ajo që mbulon standardet e përgjithshme të mësuesit dhe ajo që lidhet specifikisht me lëndën që ka studiuar. Testimi, ethet e të cilit kanë nisur tanimë, ka peshën kryesore, por jo të gjithën në garën për punësim.

Është dosja profesionale me shkallën e kualifikimit, gjuhët e huaja apo dëshmi të tjera që përmban 20 pikë dhe dorëzohet përpara se kandidati të futet në provim. Ajo i nënshtrohet një vlerësimi nga komisionet të ngritura në drejtoritë rajonale dhe pikët e tij mblidhen me atë të testimit, që përmban 80 pikë, në rast se mësuesi iu përgjigjet saktë 50 pyetjeve në total. Përgjigjet e sakta të tyre vlerësohen me 100%, të cilat më tej konvertohen në 80 pikë. Mësuesit që duan të bartin pikët e testimit nga viti i kaluar, QSHA-ja tërheq pikët e testimit dhe bën konvertimin e tyre.

Përpara se t’u vijë data e caktuar, çdo mësues mund të shkarkojë programin orientues në faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar ku gjenden çështjet mbi të cilat do të bazohet teza finale. Prej tetë vitesh “Mësues për Shqipërinë” ndërmjetëson rekrutimin e mësuesve në shkolla, ndërsa që nga 2018-a është bërë pjesë e ligjit për arsimin parauniversitar. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar akuza për punësime jashtë këtij sistemi.

 

RREGULLAT

Duke qenë se kjo nuk do të jetë hera e parë që i nënshtrohen një testimi të tillë pranë QSHA-së që ka të njëjtën natyrë provimi për të gjitha, rregullat dihen. Ndalimi i çdo lloj komunikim, paraqitja 30 minuta përpara provimit me dokumentet e duhura me vete janë penalizuese në rast se nuk zbatohen.

“Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim, kopje të kartës së ID-së, formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve në DRAP. Kandidatëve, të cilëve iu mungojnë dokumentet e mësipërme, nuk do të mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar”, njofton QSHA-ja, duke iu kujtuar gjithashtu kandidatëve se nuk do të ketë ndryshime orari përtej atij të planifikuar dhe se për çdo pasaktësi t’i drejtohen drejtorisë arsimore përkatëse.

 

KALENDARI I DATAVE

 

Gjuhë Shqipe e Letërsi 18.7.2022 – 15.7.2022

 

Matematikë 15.7.2022 – 27.7.2022

 

Kimi 28.7.2022

 

Muzikë 28.7.2022

 

Muzikë (shkolla artistike) 29.7.2022

 

Shkenca Sociale 1.8.2022

 

TIK 1.8.2022

 

Arsim Special 2.8.2022

 

Edukim Fizik 3.8.2022 – 5.8.2022

 

Balet (Shkolla Artistike) 5.8.2022

 

Gjuhë Angleze 8.8.2022 – 11.8.2022

 

Gjuhë Frënge 11.8.2022

 

Gjuhë Italiane 12.8.2022

 

Arsim Parashkollor 15.8.2022 – 18.8.2022

 

Art Pamor (shkolla artistike) 18.8.2022

 

Art Pamor 18.8.2022

 

Gjuhë Gjermane 18.8.2022

 

Fizikë 19.8.2022

 

Arsim Fillor 22.8.2022 – 26.8.2022

 

Gjuhë Greke 26.8.2022

 

Histori 29.8.2022 – 31.8.2022

 

Gjeografi 31.8.2022 – 2.9.2022

 

Biologji 6.9.2022 – 7.9.2022

 

23 PROFILE mësuesie do të futen në provimin e radhës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Jo për t’u certifikuar në profesionin për të cilin kanë studiuar për vite me radhë, por për të fituar një vend në listëpritjen e gjatë për një vend pune

 

Etiketa: mesuesprovimrregulla

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
E mbushur me produkte bujqësore, shkrumbohet magazina në Maliq

Zjarr në fshatin Terovë në Maliq, zjarrfikësja në vendngjarje   

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com