GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thatësira e zgjatur dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujërave të Danubit, duke krijuar situata të pazakonta në Serbi dhe Kroaci. Në shumë zona, lumi është tërhequr me qindra metra, duke lënë pas brigje të gjera me rërë, llum dhe duke nxjerrë në sipërfaqe anije të fundosura prej dekadash.

Në marinën e Novi Sadit, dhjetëra anije kanë mbetur të bllokuara mbi një shtresë të trashë llumi të gjelbër, pasi uji është tërhequr ndjeshëm. Ndërkohë, këtë javë Danubi arriti nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në Serbi dhe Kroaci.

Në Kroaci, rënia e nivelit të lumit zbuloi një anije mallrash të fundosur që nga viti 1937. Ndërsa në lindje të Serbisë kanë dalë mbi sipërfaqe mbetjet e ndryshkura të një konvoji gjerman të fundosur në vitin 1944, të cilat tashmë konsiderohen rrezik për lundrimin.

Pamjet e krijuara nga tërheqja e ujit janë bërë simbol i situatës së pazakontë. Në Beograd, një pronar restoranti vendosi tavolina dhe karrige mbi një grumbull gurësh që u shfaq në mes të lumit, një zonë që deri pak javë më parë ishte e mbuluar plotësisht nga uji.

Pasojat po ndihen edhe në ekonomi. Ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Djedović-Handanović, bëri të ditur se importet e karburantit përmes Danubit kanë rënë në vetëm 25% të objektivit mujor për korrikun, pasi anijet cisternë janë detyruar të lundrojnë me vetëm 30 deri në 40% të kapacitetit të tyre për shkak të thellësisë së pamjaftueshme të lumit.

Nivelet e ulëta të ujit kanë goditur gjithashtu sektorin e peshkimit dhe turizmit në Serbi, ndërsa specialistët paralajmërojnë se thatësira mund të ketë pasoja afatgjata edhe për ekosistemin dhe faunën e Danubit.

Sipas Shërbimit Hidrometeorologjik të Serbisë, reshjet e pritshme në rrjedhën e sipërme të lumit mund të sjellin një rritje të lehtë të nivelit të ujit në ditët në vijim, por jo të mjaftueshme për të rikthyer situatën në normalitet.

Etiketa: anijedanubi

Lajme të lidhura

Protesta kundër ndërtimit të hekurudhës në veri të Italisë, 700 të maskuar sulmojnë kantierin, 150 karabinierë të plagosur
Botë

Protesta kundër ndërtimit të hekurudhës në veri të Italisë, 700 të maskuar sulmojnë kantierin, 150 karabinierë të plagosur

12:45 - 26/07/26
Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja në selinë e NATO-s
Botë

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja në selinë e NATO-s

19:10 - 25/07/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump: SHBA po negocion me Iranin, por Teherani ende nuk është gati për marrëveshje

15:06 - 25/07/26
Para
Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër ndërtimit të hekurudhës në veri të Italisë, 700 të maskuar sulmojnë kantierin, 150 karabinierë të plagosur
Botë

Protesta kundër ndërtimit të hekurudhës në veri të Italisë, 700 të maskuar sulmojnë kantierin, 150 karabinierë të plagosur

12:45 - 26/07/26

Një proteste me rreth 20 mijë pjesëmarrës në Val di Susa, në veri të Italisë, degjeneroi dje në përleshje të...

Lexo më shumë
Ish-sulmuesi i Juventusit: Pirlo duhet të kërkojë falje dhe të ndërpresë kontratën me agjencinë e basteve

Ish-sulmuesi i Juventusit: Pirlo duhet të kërkojë falje dhe të ndërpresë kontratën me agjencinë e basteve

12:17 - 26/07/26
Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec

Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec

12:00 - 26/07/26
Kërkohet referendum, qytetarët organizojnë Aleancën për Mbrojtjen e Prrenjasit

Kërkohet referendum, qytetarët organizojnë Aleancën për Mbrojtjen e Prrenjasit

11:44 - 26/07/26
Aksidenti, përplasje zinxhir e tre automjeteve në rrugën Fier-Levan

Aksidenti, përplasje zinxhir e tre automjeteve në rrugën Fier-Levan

11:32 - 26/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com