GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

The Economist jehonë “llullës së Kiarës”, ja pse duhet…

11:28 - 27/06/23
në Lajme, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
The Economist jehonë “llullës së  Kiarës”, ja pse duhet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë periudhës së Big Brother në Shqipëri u përjetua një “epidemi” e përdorimit të disa pajisjeve me avull që lëshonin shije të ndryshme frutash, me ose pa nikotinë.

Pajisjet e quajtura “vape” ose të përdrorura nën zhargonin “llullë” për shkak të përdorimit masiv nga Kiara Tito, shiten ende gjerësisht në markete dhe dyqane të rëndomta jashtë çdo kontrolli të autoriteteve, por edhe jashtë mbikëqyrjes dhe përgjegjshmërisë së prindërve, të cilët nuk dinë dëmet e tyre.

“The Economist” i ka kushtuar një shkrim sot këtij fenomeni të rrezikshëm duke theksuar se ka gjasa të mëdha që përdoruesit e “vape” të kenë probleme me sëmundjet kardiovaskulare.

Shkrimin e The Economist:

Aromat e çuditshme vërtiten në banjat e shkollës Copthall, një shkollë e përgjithshme për vajza në veri të Londrës. Nxënësit që thithin cigaret elektronike thonë se “limoni dhe lima” dhe “molla e thartë” janë më të preferuarat. Por nuk janë vetëm shijet që tërheqin: si gjithmonë, të jesh pjesë e turmës ka rëndësi.

Fëmijët që thithin cigaret elektronike janë “më të pranuar”, thotë Manha, një 13-vjeçare (e cila megjithatë ka rezistuar).

Poonam Dave, një anëtar i lartë i stafit, vlerëson se një e katërta e fëmijëve i përdorin ato. Kjo është gjerësisht në përputhje me një studim të kohëve të fundit nga një grup anti-duhan që sugjeron se një e pesta e 11-17-vjeçarëve kanë provuar të thithin këto lloj cigaresh, të cilët nuk kategorizohen edhe si cigare elektronike ligjërisht.

Blerja e cigareve elektronike është e paligjshme për ata nën 18 vjeç, por shkalla e “vape” po rritet. Shifrat më të fundit, nga viti 2021, sugjerojnë se 9% e nxënësve në shkollat e mesme janë përdorues të rregullt ose të rastësishëm të “vape”, nga 6% tre vjet më parë. Rritja përkon me përhapjen e pajisjeve të lira, plastike, të disponueshme nga Kina, të cilat shiten me ngjyra të ndezura dhe promovohen shumë në dyqane dhe në mediat sociale.

Tendenca të ngjashme ekzistojnë në vende të tjera, ku autoritetet nuk janë shumë strikte. Kina dhe shumë shtete në Amerikë i kanë ndaluar këto pajisje, të cilat llogariten të jenë joshëse për fëmijët. Në muajt e fundit Australia dhe Zelanda e Re thanë se do të ndalojnë shumicën e “vapeve” të disponueshme, kryesisht për shkak të shqetësimit se kompanitë e duhanit, të cilat zotërojnë shumë marka të cigareve elektronike, po përpiqen të tërheqin fëmijët. Në Britani, kryeministri Rishi Sunak, nuk ka plane të ndjekë shembullin, por ka thënë se një skuadër task force do të bastisë dyqanet që u shesin fëmijëve këto lloj cigaresh të dëmshme.

Do të ishte më mirë nëse fëmijët nuk do të përdornin “vape”. Efektet afatgjata shëndetësore të zakonit janë ende të panjohura. Potencialisht përdorimi i tyre lidhet me një rrezik më të lartë, kundrejt atyre që nuk pinë fare duhan sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.

“Vape” mund të përmbajnë gjithashtu nikotinë – megjithëse në sasi shumë më të ulëta se cigaret. Ndërkohë, pajisjet e prodhuara jashtë standardeve shpesh kanë nivele të rrezikshme plumbi dhe nikel.

Etiketa: ekonomistKiara

Lajme të lidhura

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?
Breaking Views

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
Para
Ç’po ndodh? Lukashenko lë dyshime për një tentativë rebelimi të armatosur edhe në Bjellorusi

Ç'po ndodh? Lukashenko lë dyshime për një tentativë rebelimi të armatosur edhe në Bjellorusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera...

Lexo më shumë
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com