GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Thellohet skandali/ PL për inceneratorët: Gjoba ishte 2 mijë € dita, ministria e Ballukut flinte gjumë

12:42 - 16/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet skandali/ PL për inceneratorët: Gjoba ishte 2 mijë € dita, ministria e Ballukut flinte gjumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka publikuar të tjera fakte të rënda këtë të martë në lidhje me inceneratorin e Fierit, si dhe përfshirjen në skandal të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

Sipas Brisida Shehajt, Ministria e Ballukut së bashku me koncesionarin kanë bërë një lojë “hidh e prit” me shkresa zyrtare, në kurriz të shqiptarëve për të fshehur dështimin dhe për t’i faturuar miliona buxhetit të shtetit.

Denoncimi i Shehajt:

Shkresa e parë në datën 30 mars 2021 koncesionari i drejtohet supervizorit të punimeve dhe i thotë kemi përfunduar veprën. Jemi gati për testimin dhe po punojmë me ekspertët ndërkombëtarë për certifikimin e veprës. Kërkon edhe përcaktimin e anëtarve nga shteti, se kush do i përfaqësojë kur të dorëzohet vepra.

Shkresa e dytë më 31 mars ku Supervizori i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës & Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku që është autoriteti kontraktor. Na lejoni t’iu informojmë se punimet për inceneratorin e Fierit kanë përfunduar më 30 mars. Gjithashtu ju bëjmë me dije se koncesionari (që zotërohet 70%) nga Klodian Zoto po bën certifikimin e impiantit nga shoqëri ndërkombëtare.

Më datë 23 prill i drejtohet sërish ministrisë së Belinda Ballukut për vënien në dijeni të zbatimit të projektit. Kompania ishte shumë e shqetësuar për vijimin e projektit por ministria prej një muaji flinte gjumë.

Ministria kujtohet në qershor pas dy muajsh dhe thotë personat përgjegjës do jetë koncesionari për zbatimin e projektit.

Në 24 dhjetor dhe 14 shkurt Supervizori i drejtohet koncesionarit dhe i thotë bazuar në bazën ligjore dhe duke qenë se punimet kanë përfunduar deri në 30 mars të 2021 (se duhet të ishte ndërtuar më përpara vepra) i thotë se ju kemi kërkuar informacion edhe me shkresën e 24 dhjetorit dhe i bën me dije se nga ana jonë nuk firmoset dorëzimi i veprës pa u kryer kolaudimi i impiantit.

Sërish një moment shumë i rëndësishëm në datën 28 shkurt 2022 kompania supervizore i drejtohet sërish koncesionarit dhe Sekretarit të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe i thotë me shkresën e 14 shkurtit ju kemi kërkuar të kryejmë dorëzimin e objektit. I thotë po bëni gati një vit që nuk e keni testuar impiantin e djegës dhe incenerimit të energjisë. Sanksionet që i faturohen kompanisë janë në vlerën mbi 2 mijë euro në ditë. Dhe i thotë sërish supervizori që nuk firmoset sërish situacioni përfundimtar.

Kujtohet koncesionari në mars që t’i drejtohet kompanisë dhe ministrisë, duke thënë se kanë hasur në disa ditë vonesa për të kryer kolaudimin e impiantit. Në 8 mars, 1 vit pasi kishte mbaruar vepra. Koncesionari njofton Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës se janë larguar kompanitë e huaja dhe stafi që bënin testimin.

Dhe supervizori i kthen një përgjigje në 17 mars dhe i thotë se kërkon informacion se ku është gjendja e porosive dhe a janë të gjithë elementët.

 

Etiketa: PLShehaj

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
KLSH skanon By Pass-in e Vlorës dhe Fierit: Kostot e paparashikuara u rritën me 4,6 mln euro

KLSH skanon By Pass-in e Vlorës dhe Fierit: Kostot e paparashikuara u rritën me 4,6 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com