GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Thirrjet ndërkombëtare, biznesi për operatorët celularë është në rënie drastike

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AKEP miraton dokumentin, tarifat celulare me shumicë ulen me 32% deri në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesi i thirrjeve ndërkombëtare për operatorët celularë po tkurret gjithnjë e më shumë. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për vitin e kaluar, volumi total i thirrjeve dalëse nga rrjetet celulare drejt destinacioneve ndërkombëtare ra në 31 milionë minuta, 31% më pak krahasuar me vitin 2019. Rënia e trafikut ndërkombëtar ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti, për një volum total prej 7.2 milionë minutash, në rënie me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Volumi i thirrjeve ndërkombëtare ka arritur nivelet më të ulëta historike, megjithëse operatorët prej vitesh i kanë përfshirë edhe këto thirrje në disa prej paketave mujore të komunikimit.

Rënia e trafikut të thirrjeve ndërkombëtare lidhet kryesisht me përdorimin e aplikacioneve të bazuara tek interneti, si Whatsupp, Viber, etj., që e kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit dhe të përdorimit të aparatit celular. Këto aplikacione po japin një efekt të ndjeshëm edhe në trafikun kombëtar të shërbimeve. Tendencat tregojnë se rrjetet celulare do të përdoren gjithnjë e më pak për marrjen e komunikimit direkt, sepse këto shërbime po zëvendësohen në një masë të madhe nga interneti.

Vitin e kaluar, edhe trafiku i thirrjeve kombëtare në rrjetet celulare ra me 4%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara (SMS) vijoi rënien me ritme të larta, me 32% më pak krahasuar me vitin 2019. Tek telefonatat ndërkombëtare, që janë më të kushtueshme krahasuar me ato kombëtare, kjo tendencë zëvendësimi është më e shpejtë dhe më e dukshme.

Vitin e kaluar, trafiku total i të dhënave (internetit) nga rrjetet celulare arriti sasinë rekord të 89 milionë gigabyte (GB), me një rritje prej 29% krahasuar me një vit më parë. Përdorimi mesatar mujor i internetit nga abonentët e telefonisë celulare gjithashtu ka arritur shifra rekord, me rreth 5.2 Gb në muaj në tremujorin e parë të këtij viti.

Tani sfida më e madhe për operatorët është përmirësimi i cilësisë së shërbimit të internet me brez të gjerë. Sipas të dhënave të raportuara nga operatorët celularë në AKEP, mbulimi i popullsisë me rrjet 4G ka arritur në rreth 96%. Megjithatë, ky mbulim ndryshon shumë mes operatorëve të ndryshëm, madje shpesh edhe në qendrat më të mëdha urbane cilësia e shërbimit lë shumë për të dëshiruar. Kjo ka rritur presionin konkurrues për të investuar me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.

Sipas të dhënave paraprake nga AKEP, investimet në rrjetet celulare vitin e kaluar u rritën me 64% dhe arritën vlerën e 6.9 miliardë lekëve. Mbështetur në të dhënat që raporton AKEP, vlera e investimeve të operatorëve ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2010, por sidoqoftë këto shifra ende duhet të konfirmohen nga pasqyrat e audituara financiare të kompanive./MONITOR

Etiketa: biznesioperatore celularerenie drastikeThirje nderkombtareTrafik

Lajme të lidhura

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
Breaking Views

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
Pse Çelsit i duhej Lukakun me kaq insistim ?

Pse Çelsit i duhej Lukakun me kaq insistim ?

TË FUNDIT

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Botë

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26

Mbi 400 persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave masive të zhvilluara këtë të shtunë, ndërsa në Paris demonstratat janë...

Lexo më shumë
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com