GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Thuaji Lulit, se do ja q*…”, Meta nuk përmbahet, shpërthen në sharje e ofendime ndaj Bashës

20:09 - 21/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thuaji Lulit, se do ja q*…”, Meta nuk përmbahet, shpërthen në sharje e ofendime ndaj Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka shpërthyer me fjalor rruge, aspak i denjë për një President Republike, duke sharë e ofenduar kreun e opozitës gjatë një takimi në ambientet e Hotel Rogner.

Sipas dëshmitarëve okularë, Presidenti Ilir Meta ka kapur për krahu deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke thënë fjalë të rënda për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Meta është dëgjuar duke sharrë me fjalët: “Thuaji Lulit, se do ja q*…”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e përdorura nga presidenti Meta ndaj Lulzim Bashës.

Të gjitha të sharat dhe ofendimet në adresë të Lulzim Bashës, Meta i ka bërë me zë të lartë, duke bërë që të dëgjohet nga të gjithë të pranishmit në ambientet e hotelit.

Kjo situatë aspak normale për një President ka lënë të shtangur të pranishmit, të cilët kanë dëgjuar bisedën me tone të larta, ndërkohë që vjen pas një ftohje të dukshme mes partisë së drejtuar nga bashkëshortja e tij, LSI dhe Partisë Demokratike.

Por, krisja e marrëdhënieve mes kreut të opozitës dhe Metës duket se vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit. Vetëm pak javë më parë, në një nga fjalimet në parlament, Basha e përfshiu Presidentin në atë që ai e quan “Trekëndëshin e Bermudës” si shkaktarët e ngecjes së tranzicionit në Shqipëri, që janë Berisha, Rama dhe Meta.

Ndërsa Meta, në një intervistë për mediat iu përgjigj me katërkëndëshin e dështimeve të Bashës. Por duket se trinomi i përmendur nga Basha ka ndikuar aq shumë te kreu i shtetit, i cili ka dalë nga vetja, duke folur me një fjalor rruge në mes të dhjetëra personave.

Ditët e fundit kanë pasur shumë polemika në distancë mes liderit të PD-së dhe presidentit Ilir Meta, por të gjithë ngrenë pikëpyetje për këtë mllef kaq të madh të presidentit Meta ndaj Lulzim Bashës.

Vetëm një ditë më parë, kreu i shtetit hodhi akuza ndaj Bashës se i ishte lutur që mos të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, por më shumë duket se Meta ka dalë hapur në krah të Berishës për të luftuar Bashën, pasi siç vetë kreu i shtetit është shprehur më herët, ka një marrëdhënie të veçantë me doktorin.

Etiketa: Ilir MetaLulzim Bashaofendimesharje

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
A është normale rënia e flokëve gjatë larjes?

A është normale rënia e flokëve gjatë larjes?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Lexo më shumë
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com