GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tina Turner/ Kush do ta trashëgojë pasurinë e saj marramendëse?

09:36 - 28/05/23
në Aktualitet, Art & Kulturë, Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Tina Turner/ Kush do ta trashëgojë pasurinë e saj marramendëse?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, Tina Turner ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. “Mbretëresha” e rock and roll-it vdiq 6 muaj pas vdekjes së djalit të saj më të vogël, Ronnie, i cili “iku” papritur nga kanceri. Turner kishte humbur edhe djalin e saj më të madh biologjik, Craig, në vitin 2018 dhe gjithçka që i kishte mbetur, deri në ditën e fundit të jetës, ishte bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, Ervin Bach.

Ervin Bach, në vitin 2017 i dhuroi këngëtares një nga veshkat e tij.

Përveç fatkeqësive në jetën e saj, Turner arriti me talentin dhe suksesin e saj të “ndërtojë” një pasuri të madhe që sot arrin në 250 milionë dollarë.

Kush janë trashëgimtarët e saj?
Sipas mediave të huaja, Turner kishte emëruar trashëgimtarët e saj, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur. Ka të ngjarë që shumica e trashëgimisë do të merret nga burri i saj.

Ata ishin bashkë prej 27 vitesh kur vendosën të martoheshin në vitin 2013. Por përveç dy fëmijëve të saj biologjikë, të cilët u ndanë nga jeta, Turner kishte edhe dy fëmijë të birësuar nga martesa e parë e ish-bashkëshortit të saj, Ike.

Marrëdhëniet e tyre, megjithatë, nuk duhet të kenë qenë më të mirat, siç shihet nga një intervistë me Ike Jr., i cili deklaroi se nuk kishte folur me nënën e tij për gati 20 vjet.

“Tina më ka rritur që në moshën 2-vjeçare. Është e vetmja nënë që njoh. Por unë nuk kam folur me nënën time që nga viti 2000. Nuk mendoj se asnjë nga vëllezërit e motrat e mia flet me të. Nëna ime po jeton jetën e saj, ka një burrë të ri dhe është në Evropë. Ai nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të kaluarën”, tha në mënyrë specifike Ike Jr, për Daily Mail.

Sa i përket djalit të saj të katërt, Majkëll, vëllai i tij kishte deklaruar se ishte në një qendër rehabilitimi, të cilës nëna i dërgonte vetëm para, pa e vizituar.

Etiketa: pasuriaTina Turner

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Po festonte përfundimin e maturës, humb jetën 19-vjeçari shqiptar/ Detajet

Po festonte përfundimin e maturës, humb jetën 19-vjeçari shqiptar/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com