GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tirana çel zyrtarisht sezonin turistik, Veliaj: Turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet

13:50 - 11/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana çel zyrtarisht sezonin turistik, Veliaj: Turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana hapi zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2021. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në eventin e hapjes së sezonit turistik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ftoi të gjithë të konsiderojnë turizmin shqip dhe të konsumojnë shqip.

“Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Shpresoj fort që si shqiptarë do ta përqafojmë këtë mundësi. Unë e di se njerëzit janë pak cinikë dhe thonë: “Nuk na duhet turizmi patriotik”, por ne në Shqipëri jemi dëshmitarë që ky turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet.

Nëse nuk do të ishin vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni, që do të bënin pushimet në Shqipëri, ne do të kishim falimentuar në sektorin e turizmit. Për sa kohë mbijetuam vjet, që ishte viti më i vështirë, jam i sigurt që do të shkëlqejmë sivjet, që është një vit më i mirë. Ndaj, ju lutem konsideroni turizmin shqip, shpenzimin shqip, konsumin shqip, vizitat shqip dhe një eksperiencë shqiptare fantastike kudo qoftë në rajon,” u shpreh Veliaj.

Në aktivitetin e konceptuar edhe si një takim mes autoritetesh të disa vendeve të rajonit, të ftuar ishin edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Regional Cooperation Council (RCC) Majlinda Bregu.

“Ne themi që të pushojmë shqip brenda territoreve tona. Kufijtë për turizmin nuk kanë asnjë rëndësi, prandaj duhet të promovojmë një destinacion që afron kaq shumë kulturë, traditë dhe kaq shumë mikpritje, të jemi të gjithë së bashku në një përpjekje të madhe për të afruar këtë rajon dhe për ta bërë atë një pol të rëndësishëm turistik në këtë konkurrencën e madhe që kemi për sa më shumë turistë,” u shpreh ministri Klosi.

Në promovimin e turizmit tonë rajonal janë bërë pjesë edhe artistë të mirënjohur të trevave shqipfolëse si Emina Cunmulaj, Sabri Fejzullahu, Grupi Elita 5 etj.

Etiketa: Erion VeliajTirana

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Nepsi i shtatzënisë bën të vetën! Gjatë pritjes së ëmbël Orinda Huta nuk i ka rezistuar dot këtij ushqimi

Nepsi i shtatzënisë bën të vetën! Gjatë pritjes së ëmbël Orinda Huta nuk i ka rezistuar dot këtij ushqimi

TË FUNDIT

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër,...

Lexo më shumë
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com