GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Tirana e Veliajt, më e varfër dhe më e shtrenjtë se rajoni

19:00 - 05/08/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana e Veliajt, më e varfër dhe më e shtrenjtë se rajoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kemi dëgjuar shpesh herë Erion Veliajn të mburret për Tiranën si qendrën ekonomike të Shqipërisë, si kontributoren më të madhe në punësim apo si forcën e gravitetit të investimeve të huaja. Sipas tij, fakti që shumica dërrmuese e kompanive të mëdha i kanë zyrat e tyre qëndrore në kryeqytet është meritë e shërbimeve të Bashkisë së tij dhe jo e faktit që Tirana është kryeqytet dhe të gjitha zyrat qëndrore të institucioneve shtetërore ndodhen pikërisht këtu. Aksesi më i lehtë në shërbimet qeveritare, afërsia e aeroportit të Rinasit dhe portit të Durrësit, kanë tërhequr njëkohësisht edhe biznesin, edhe fuqinë punëtore.

Gënjeshtra e Veliajt mund të verifikohet më lehtë me shifra. Krahasimi i Tiranës duhet bërë me kryeqytetet e rajonit, jo me Kurbinin apo Rrogozhinën. A është Tirana qyteti më me cilësinë më të mirë të jetesës në rajon? Dhe, a është Tirana qyteti me koston më të lirë të jetesës në rajon? Përgjigjet për këto dy pyetje e thonë të vërtetën pa filtrat e propagandës bashkiake. Le t’i shohim me rradhë.

1. A është Tirana qyteti me cilësinë më të mirë të jetesës në rajon? Sipas Numbeo, Tirana renditet në fund të listës së kryeqyteteve të rajonit për cilësinë e jetesës. Cilësia e jetesës në Tiranë vlerësohet me 87.66 pikë dhe klasifikohet si “shumë e lët”, krahasuar me Shkupin 100.44 dhe Beogradin 109.67 pikë që marrin vlerësimin “e ulët” dhe Prishtinën me 126.20 dhe Podgoricën me 133.44 pikë me vlerësimin “mesatar”. Indeksi i cilësisë së jetesës është rezultante e 8 indekseve të jetesës në një qytet, përkatësisht Indeksit të Fuqisë Blerëse, Indeksit të Sigurisë, Indeksit të Kujdesit Shëndetësor, Indeksit të Klimës, Indeksit të Kostos së Jetesës, Raportit të +mimit të Shtëpive me të Ardhurat, Indeksit të Kohës së Harxhuar në Trafik dhe Indeksit të Ndotjes.

2. A është Tirana qyteti me koston më të lirë të jetesës në rajon? Edhe për këtë këtë do t’u referohemi të dhënave nga Numbeo. Tirana rendiet në këtë platformë si qyteti më i shtrenjtë, me vlerën e indeksit 39.34 e ndjekur nga Beogradi me vlerë ideksi 39.08. Kryeqyteti rajonal me koston më të lirë të jetesës është Prishtina me vlerë indeksi 26.62 e ndjekur nga Shkupi me vlerë 33.24. Podgorica dhe Sarajeva qëndrojnë në mes me vlerat përkatëse 35.35 dhe 35.67.

Krahasuar me kryeqytetin më të lirë në rajon, Prishtinën, Tirana ofron çmime për mallrat e konsumit 47.78% më të larta, çmime të konsumit përfshirë qiratë 45.2% më të larta, qira 36.26% më të larta, çmimet në restorante 48.86% më të larta dhe çmimet e fruta-perimeve 33.78% më të larta. Fuqia blerëse në Tiranë vlerësohet 29.59% më e ulët se ajo në Prishtinë. Pra, kryeqyteti shqiptar i drejtuar nga Erion Veliaj që prej 7 vitesh është një qytet me fuqi blerëse më të ulët dhe me kosto jetese dukshëm më të larta se Prishtina.

Jetesa në Tiranën e Erion Veliajt është pothuajse e pamundur për familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta. Prandaj, Tirana është ndarë në një zonë qëndrore me ndërtime të larta dhe financim të panjohur, ku njerëz me burim të dyshimtë të ardhurash dhe një numër i vogël i specialistëve të lartë mund të përballojnë jetesën dhe lagjet tradicionale të Tiranës bashkë me periferitë e reja, si Astiri, Selita, apo Astiri, ku jetojnë familje me të ardhura mesatare ose të ulëta, që paguajnë qira ose kredi për banim.

Kjo kategori e dytë është ajo që mund të quhet pa hezitim Tirana e getove, me siguri të ulët, me ndotje të lartë, me të ardhura të ulëta, shërbim shëndetësor skandaloz dhe shkolla jashtë funksionit. Shërbimi i transportit në këto zona është mesjetar, me autobusë që i përkasin periudhës pas luftës së dytë botërore, me rrugë të ngushta dhe trafik të rënduar. Pastrimi në këto zona është thuajse inekzistent, ndërsa malet e plehrave qelbin erë dhe hera-herës marrin flakë e digjen për orë të tëra duke intoksikuar ajrin e qytetit.

Për të kuptuar Tiranën e Veliajt mjafton ta shohësh atë nga mali i Dajtit: një pellg ngjyrë shkretëtire me një re pluhuri dhe tymi që i rri mbi kokë ditë-natë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Kreu i SPAK: Në lupën tonë edhe zyrtarë të lartë, 80 % e tyre nuk e dinë që po hetohen

Kreu i SPAK flet për aferën e inceneratorëve: Do përgjigjet kushdo që ka shkelur ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com