GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tirana nuk të garanton parkim! Makinat e braktisura zënë vendet, policia ‘flen’

15:40 - 25/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjesh një vend parkimi publik në Tiranë është fat i madh. Urbanizimi i një vendi shpesh sjellë zhvillim dhe përparim. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Tiranën, ku zhurmave akustike, ndotjes së ajërit dhe rrëmujës që ka i shtohet edhe stresi i parkimeve.

Aksionet fasadë që shuhen ende pa nisur!

Në tetor të vitit 2017 policia bashkiake dhe ajo rrugore nisën një aksion për të larguar nga parkimet mjetet e braktisura apo ato mjete të prishura, e të aksidentuara që rrinin më shumë se 2 javë në një vend parkimi. Ky aksion erdhi me argumentin se shumë vendqëndrime dhe rrugë ishin bllokuar për shkak të këtyre mjeteve që qëndronin me javë apo muaj në një vend.

Por ky aksion u harrua, dhe sot situata është edhe më kaotike se 5 vite më parë sa i takon parkimeve në Tiranë.

Mjete të braktisura, të prishura dhe të aksidentuara kanë bllokuar rrugët dhe parkimet publike në disa zona të vendit. Duke u bërë pengesë për qytetarët që të parkojnë mjetet e tyre.

 

Tirana, qyteti kaotik për parkim!

Më shumë se 35% e mjeteve të regjistruara në Shqipëri janë në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të INSTAT, në qarkun kryesor të vendit janë të regjistruara rreth 260 mijë mjete rrugore nga këto rreth 210 mijë janë autovetura.

Por megjithë këtë fluks të madh të mjeteve që ka vendi, numri i parkimeve është minimal. Referuar të dhënave të Bashkisë Tiranë, nëpër rrugët e qytetit janë në total 2504 vende parkimi.

“Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga Tirana Parking për vitet 2023-2025 për parkimin në rrugë është bërë duke marrë parasysh kapacitetet e rrugëve me tarifim të cilat nga numërimi i fundit faktik në terren rezultojnë të jenë: 1. Zona A – 39 rrugë me 1111 vende me pagesë 2. Zona B – 26 rrugë me 1,081 vende me pagesë 3. Zona C – 9 rrugë me 375 vende me pagesë”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit afatmesëm të kësaj bashkie.

Janë gjithashtu edhe 1,630 vend parkime në sheshe të Tiranës. Pra në total në Bashkinë Tiranë janë 4,134 parkime publike me pagesë. Praktikisht në Tiranë është i siguruar parkimi vetëm për rreth 1.5% të automjeteve.

Miliona euro të ardhurat nga parkimet, pritet rritje tarifash!

Nga këto parkime me pagesë Bashkia e Tiranës siguron miliona euro të ardhura në vit. Por nuk ka në plan të shtojë parkimet publike me pagesë. Madje ato janë duke u paksuar për shkak të ndërtimeve që kanë zënë vend parkimet buzë rrugëve.

Sot është thuajse e pamundur të gjesh një parkim poshtë pallatit. Një shembull për të ilustruar situatën kaotike në të cilën ndodhen qytetarët është në rrugën Ndre Mjeda, ku mungesa e parkimit është e dukshme dhe qytetarët detyrohen shpesh të paguajnë për parkimin.

Sot është thuajse e pamundur të gjesh një parkim poshtë pallatit, dhe të shumtë janë ata që i drejtohen parkimeve me pagesë. Vetëm nga parkimet me pagesë në buxhetin e Bashkisë janë derdhur 574.6 milionë lekë në vitin e shkuar, ndërsa për këtë vit pritet të mblidhen 602 milionë lekë (reth 5.3 milionë euro). Sipas të dhënave të Bashkisë Tiranë, arkëtimet nga kjo tarifë do të rriten edhe në vitet e ardhshme.

Për vitin 2024 Bashkia pret që të mblidhen 623 milionë lekë , ndërsa në 2025-n të arrihet në 647 milionë lekë.

Ndërtimet zhdukin parkimet

Tashmë është fakt i njohur që ndërtimet po zhdukin hapësirat publike kudo nëpër Tiranë, e kryesisht në qendër dhe zonat rreth saj. Po ashtu kantieret e shumta po zënë edhe vendet e parkimeve. Fakt ky i pranuar nga vetë bashkia, teksa flet për vështirësi në realizimin e të ardhurave.

“Në të njëjtën kohë është marrë parasysh vështirësia në realizim e të ardhurave që vjen si pasojë e dy faktorëve të mëposhtëm. Duke qenë se gjoba për mospagesën e tarifës së parkimit vendoset. Dhe arkëtohet nga Policia Bashkiake sjell vështirësi në realizimin e planit të parashikuar. Bllokime të rrugëve për shkak të kantiereve të ndërtimeve, punimeve në rrugë dhe aktiviteteve”, thuhet në  projektbuxhetit afatmesëm të kësaj bashkie.

Po ashtu bashkia nuk përjashton mundësinë e rritjes së tarifave të parkimit në rrugë. Si opsion për të rritur parkimet në sheshe dhe numrin e abonimeve të qytetarëve.

Parkimet private, fitime të pakontrolluara!

Si alternativë për qytetarët që nuk gjejnë dot një parkim publik janë edhe parkimet private që ofrohen nga qytetarët të ndryshëm në ambiente të marra me qira apo në pronat e tyre.

Tarifat për një orë qëndrimi vazhdojnë mbi 100 lekë, dyfish më shumë se parkimet publike. Por ajo që institucionet ende e kanë lënë në harresë ka të bëjë me evazionin e këtyre bizneseve që nuk lëshojnë asnjë kupon apo faturë për këtë shërbim që paguajnë qytetarët.

Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, vëllezërit ishin zënë dy ditë më parë për një vend parkimi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimkaosparkimiplaniPoliciaproblemTirane

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Të doja në finale”/ Kthesë e Luizit me Efin?

“Të doja në finale”/ Kthesë e Luizit me Efin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com