GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Torta 1.6 miliardë lekë për projekte, Anuela Ristani vë në krye të listës firmën e Habilajve pa licencë

18:10 - 26/05/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Torta 1.6 miliardë lekë për projekte, Anuela Ristani vë në krye të listës firmën e Habilajve pa licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky tender i Bashkisë Tiranë, i finalizuar nën zhurmën e zgjedhjeve, do të kishte kaluar pa u ndjerë, po të mos ishte ankuar një nga 18 pjesëmarrësit që mbeti i pakënaqur. Janë 1,6 miliardë lekë pa llogaritur TVSH që bashkia Tiranë i jep me anë të këtij prokurimi për studime e projekte të objekteve sociale.

Këto lekë për momentin po shkojnë në arkën bashkimit të kompanive të kryesuara nga “ARTECH GROUP” shpk, pronë e Lejkë Habilajt dhe Gjergji Habilajt, që kryesojnë me pikë një listë me 16 kompani të shpallura fituese.

Kush denoncoi në KPP?

Në datën 21 maj 2025 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është administruar ankesa e operatorit ekonomik “A & E ENGINEERING” SHPK për tenderin e bashkisë Tiranë me objekt “Studim Projektime në Programin e Shërbimeve Publike Vendore”.

Duket e çuditshme përse është lënë jashtë tortës kompania ankuese që është pronë e Entela Çanos, që kolaudon punët e oligarkëve. Emri i saj shfaqet në raportet e KLSH për mbikëqyrjen e punimeve të pakryera. Entela Çano është administratore dhe pronare e vetme e kompanisë “A & E Engeniering”, e cila ka fituar dy tenderat nga ARRSH për të mbikëqyrur punimet e kompanisë së Agim Kolës ANK për dy pjesët e lotit 2 të rrugës Korçë-Ersekë. Pasi u shembën disa pjesë të rrugës para inaugurimit, SPAK regjistroi një çështje hetimore.

Kompania kërkon shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me vlerësimin me pikë të propozimeve teknike të paraqitura nga operatori ekonomik “A & E ENGINEERING” SHPK në procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence, (Marrëveshje Kuadër me disa Operatorë Ekonomikë, me kushte të papërcaktuara)”.

“Pretendojmë që vlerësimi nuk është bërë në mënyrë korrekte pasi shoqëria jonë ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe kushtet e vendosura në DST dhe ftesë nga Bashkia Tiranë. Ne si shoqëri kemi një eksperiencë shumëvjeçare në projektime, një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë në këtë fushë. Mendojmë që jemi diskriminuar në mënyrën e vlerësimit të kësaj procedure”, shkruhet në këtë ankesë.

Po të shohësh se cilët janë në listën me fitues të shpallur nga bashkia, janë të njëjta kompani që fitojnë këto lloj tenderash prej një dekade. Kështu, që konflikti duket të jetë thjeshtë një grindje mes dy grave të Rilindjes. Nga ana tjetër, në këtë ankesë vihet re se kompania e Çanos akoma nuk ka bërë pagesën e tarifës së ankesës për llogari të KPP.

“Torta” e fondit për studime dhe projektime

Tenderi u hartua dhe u regjistrua nga ish-kryetari Erion Veliaj më 18 mars 2024 dhe është mbajtur më 19 prill të vitit të kaluar. Dosja me sa duket kishte mbetur në kasafortën e Veliajt dhe pas arrestimit, e ka nxjerrë pasuesja e tij Anuela Ristani.

Pra, Zonja Ristani me laps në dorë ka vizatuar një tortë, dhe ua ka ndarë 16 pjesëmarrësve, ndërsa dy prej tyre i ka lënë jashtë. Tenderi duket si procedurat e tenderave të Rindërtimit nga tërmeti, ku një grusht firmash ndanin në mënyrë korruptive fondet e qeverisë.

Tenderi e ka fondin limit 159 159 332,00 lekë, ku përfshihen projekte të ndryshme të objekteve sociale apo sportive, salla mbledhje, parkime etj., që janë planifikuar për dy vitet e ardhshme.

Kush do ta marrë pjesën më të madhe të fondit?

Në njoftimin e fituesve bashkia Tiranë ka renditur 16 studio dhe kompani, ku e para me pikë është bashkimi i operatorëve “ARTECH GROUP” shpk & “A.SH. ENGINERING” shpk & “X-PLAN” shpk. Ky grup ka marrë 273.8 pikë dhe është më i vlerësuari nga komisioni i Anuela Ristanit.

Gjithçka duket e rregullt, por ta gërvishtësh pak sipërfaqen del se procedura është fiktive. “ARTECH GROUP” shpk sipas verifikimit që bëmë në QKB, nuk ka asnjë licencë aktive deri datën e sotme.

Nga ana tjetër kompania ndodhet në vështirësi financiare duke raportuar humbje prej vitesh.

Referuar pasqyrave financiare të tre viteve të fundit kjo kompani nuk plotëson kushtet që të kualifikohet në tenderat publikë.

Bashkimi me dy kompani të tjera nuk sjell ndonjë ndryshim në plotësimin e kushteve të tenderit. Kështu, “A.SH. ENGINERING” shpk është pronë e Arian Shtëmbarit, një kliente e vjetër e tenderave të Veliajt për kolaudime dhe mbikëqyrje punimesh, sidomos ato të Rindërtimit pas tërmetit. Xhiroja e saj vjetore në tre vitet e fundit është mesatarisht 10 000 000 lekë. Kjo kompani ka si drejtues teknik Edmond Sheshin, një emër që opozita e ka denoncuar për lidhje me inceneratorët. Më parë ky person ka pasur nën administrim kompaninë “BestService”, e cila u pezullua për evazion fiskal.

 

Ndërsa kompania  e tretë e grupit fitues është “X-PLAN STUDIO” shpk e Ornela Muçajt. Kulmi i të ardhurave të kësaj firme u shënua gjatë pandemisë kur u fut në listën e qeverisë për projektet e Rindërtimit.

Më tej në listën përfituese vijojnë “Arkimade” shpk e Iva Mëzezit dhe E.B.S shpk e Fahri Mahos; “MF INVEST GROUP” e Dritan Metës dhe “C.E.C GROUP” shpk e Vangjush Mbriçes; “NET GROUP” shpk i Loreta Valljas dhe “Viante Construction” e Gjergji Bezatit; “ARCHISPACE” e Rais Petrelës dhe “I RI” shpk e Gent Agollit, “INFRATECH” shpk e Jona Koçiut dhe “Engineering Consulting Group” e Ermir Çupit; “INSTITUTI DEKLIADA – ALB” e Dejvis Hasalamit; MCE shpk e Petrit Mujës; ATELIER 4” e Alban Efthmiut, i njohur si arkitek personal i Edi Ramës, “A.L.T.E.A. & GEOSTUDIO 2000” e Skënder Allkjas; “Spahera” shpk e Ajkid Topores, e cila u përjashtua disa muaj nga tenderat në 2023 pasi i doli emrin në SPAK në dosjen e Vangjush Dakos, ARABEL – STUDIO shpk,e Ana Nishkut, që është nën hetime nga SPAK, “CIVIL CONS” shpk, firmë e themeluar nga ish-deputeti i Luzim Bashës, Lefter Gështenja; KLAJGER KONSTRUKSION shpk e oligarkut Sadik Lumi që favorizohej në tendera nga Veliaj; FTA STUDIO e Fejzulla Tarbas së bashku me ZENIT&CO në emrin e Luiza Tarbas; ”TOËER” shpk & “IGROUP” shpk të dyja në pronësinë e Irdi Kullës; STUDIO-REBUS shpk e Redman Toskës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Alban EftimiuAnuela RistaniArian ShtëmbariEntela ÇanoGjergj HabilajKomisioni i Prokurimit PublikSadik Lumitender

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shehaj: 1000 vëzhgues për të ruajtur votat e partisë Mundësia, asnjë shans të na preken votat

PD në sulm për t’i marrë mandatin e dytë në Tiranë, Shehaj: Askush nuk do t’i rrëmbejë votat tona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com