GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjedia e Bullgarisë, profesori rrëqeth me fjalët: M’u fanite Albinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Tragjedia e Bullgarisë, profesori rrëqeth me fjalët: M’u fanite Albinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Bullgari me 46 viktima ka tronditur jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por gjithë të tjerët që e kanë dëgjuar këtë lajm.

Sipas raportimeve në media është bërë më dije se një pjesë e mirë ishin fëmijë, kurse të tjerë të rinj, që kishin shkuar në Stamboll për një shëtitje dy ditore.

Një postimi i mësuesit Xhelal Zejneli të njërës prej viktimave ka prekur me fjalët kushtuar students së tij.

Bëhet fjalë për 27-vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova.

Mësuesi rikujton çaste nga mësimi në klasë dhe prezenca e Albinës. Teksa në detaje të tjera ka treguar edhe për hartimin e students 23-vjeçarë mbi babain që kurrë nuk e kishte parë.

“S’më shqiteshin kujtimet Albinë. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë. Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?”, shkruan profesori në “Facebook”.
Postimi i plotë

.. E TI ALBINË, NË VALLEN E YJEVE LASGUSHIANE

Në mediumet e Shqipërisë, lexova emrin Albina. Sakaq, pashë dhe fytyrën e saj engjëllore. Do të jetë ajo, nxënësja ime e para ca viteve. Ngjarjet e tilla janë të trishtueshme.

* * *

M’u fanite, Albinë, e ulur në bankën e tretë, pranë dritareve. Me “Procesin” mbi bankë. Afër librit, edhe fletorja e lektyrës. Në krye të faqes, lexova: “Jozef K., në labirintet kafkiane”.

M’u fanite, Albinë, me dorën përpjetë, për ta marrë fjalën dhe për të më pyetur: “Kush është Estragoni dhe a do të vijë ndonjëherë Godoja?” E hoqe me krah Beketin dhe prite përgjigjen.

M’u fanite Albinë, kur më pyete: “Merso vrau për shkak të diellit, ç’do të thotë, të vrasësh për shkak të diellit?!”

Më dole para, Albinë, në bankën e tretë, pranë dritareve, me Dostojevskin ndër duar dhe pyetjen: “Kush e vrau Raskollnikovin, vrasës?!”

M’u kujtove, Albinë, kur dole para klasës për ta deklamuar Zhak Preverin dhe poezinë legjendare “A të kujtohet Barbara”. Tridhjetë e dy nxënësit e klasës ishin stepur në vend. Dukeshin si të ngrirë. Pas kësaj, shpërtheu një frymëmarrje e thellë. Dhe një duartrokitje frenetike.

M’u kujtove Ti, me buzëqeshjen e padjallëzuar, me fytyrën engjëllore, në bankën e tretë pranë dritareve. Mbi bankë, çanta ngjyrë kafeje. Një fletore me lapsin mbi të dhe “Vallen e yjeve” të Lasgushit.

Erdhi dimri, një dimër i acartë, e ti e brishtë. Ta ndërrova vendin, dole në rreshtin pranë murit. Më the: “Dy herë e lexova Markezin, s’arrij dot ta kuptoj”.

S’më shqiteshin kujtimet Albinë. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë.

Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?

Jote amë vazhdimisht të kishte thënë se babai yt një ditë do të kthehet.

M’u kujtua hartimi yt, ku shkruaje për çastin plot dhimbje, për një fëmijë të klasës së parë fillore, që mëson nga e ëma se babai i kishte vajtur në dritën e amshimit qiellor dhe se ai nuk do të kthehej më. Në rrëfimin tënd plot dëshpërim, pashë tronditjen e thellë shpirtërore që ti 7-vjeçe, kishe përjetuar në atë çast rrëqethës.

Hartimin tënd Albinë, e lexuan edhe nëpër klasat tjera. E notuan, jo unë por shokët e klasës, të gjeneratës.

Pas shumë kohësh, të takova në sheshin Iliria, me tët amë. Më tha se hartimin e ruanin, sot e gjithë ditën.

Sot Albinë, banka e tretë, pranë dritareve, m’u duk e zbrazët. Mbi të, një çantë, pa ty. Fletorja e mbetur hapur. Një laps, që s’do të lërë më gjurmë. Gjurmët e jetës, të kohës. Një klasë, e mbetur pa frymë, si atë ditë kur deklamove “Barbaranë”. Një klasë, pa një fytyrë engjëllore, pa një buzëqeshje të virgjër. Një ditë e zbrazët, koha ishte ndalur, e Ti Albinë, në vallen e yjeve lasgushiane.

U ngjite në parajsën qiellore, bashkë me yllin e zemrës, pa e kënduar këngën e jetës, pa e luajtur vallen e yjeve. U ngjite në majat e detit të kaltër, pa e ngjeshur fustanin e nusërisë. U shkëpute për t’u ngjitur lartë, atje ku albatrosi me vetëtimë i mpin sytë, me stuhitë përplaset. Ndarje e trishtueshme, në çastin kur pritje të përkundje djepin e frytit tënd, t’i këndoje ninulla, të dëgjoje të shenjtën fjalë – nënë, t’ia tregoje “Kësulëkuqen” dhe “Alisën në botën e çudirave”.

Por jo, Ti kurrë s’do të jesh e brezit të humbur. Do të jetosh Albinë, sot e mot, në kujtesën e shoqeve dhe të shokëve të klasës dhe të gjeneratës. Do të jesh e gjallë në kujtesën e atyre që të njihnin të çiltër dhe zemërbardhë.

Prehu e qetë, Albinë, në gjirin e tokës arbërore, në parajsën e dritës qiellore, aty pranë babait, që kurrë nuk e njohe dhe s’e nxore nga zemra.

Lajm i kobshëm, dy silueta. Mbase, ylli i zemrës sate. Të pikturuara, dy fytyra engjëllore, sy plot shkëlqim, shpirt virgjër. Prehu pranë yllit të zemrës. Të përqafuar, prehuni bashkë. Engjëllorë që ty dy, të virgjër, plot dritë jete, melodi e ndërprerë, shkëlqim bukurie – bodleriane dhe platonike.

Re të zeza kudo pranë nesh. Korba ndjellakeq na ndjekin këmba-këmbës.

Një buzëqeshje plot njerëzi, e kapluar nga heshtja e trishtueshme. Një dritë syri, përjetësisht e shuar. Një lot në mollëzën e nënës, përgjithmonë i ngrirë.

Prof. Xhelal Zejneli

Etiketa: aksidentBullgari

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Para
Serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 vetë nga vdekja: Hero!

Serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 vetë nga vdekja: Hero!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet