GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Transparenca për firmat, PD Berat publikon emrat e delegatëve që firmosën formularin

13:01 - 05/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Transparenca për firmat, PD Berat publikon emrat e delegatëve që firmosën formularin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Degët e Partisë Demokratike Berat, Poliçan e Dimal kanë bërë publike ditën e sotme emrat e firmëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, në 11 dhjetor. Sipas përfaqësuesve të selisë blu, nga dega e Beratit kanë firmosur për në Kuvendin e 11 Dhjetorit, 125 ndër 198 delegatë, përkthyer në shifra,  63% e anëtarësisë së kësaj dege.

Ndërsa nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 dhe nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46. Anëtarja e Kryesisë së PD-së në Berat u shpreh se çdo delegate ka firmosur me vullnet të plotë për Kuvendin e datës 11 dhjetor, teksa e cilësoi këtë lëvizje brenda partisë si të dobishme për këtë forcë politike.

“Çdo delegat formularin e ka plotësuar me dorën e tij dhe e ka firmosur me dorën e tij. Nuk ka pasur as presion dhe as ndikim nga çdonjëri nga ne që jemi marrë me mbledhjen e këtyre firmave. Delegatët e Beratit dhe Anëtarësia e Beratit kanë kërkuar vetë për ta mbledhur këtë Kuvend, duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot, mbas disa humbjeve rresht, ku  kishte humbur dhe mbështetjen edhe në popull. Ne vendosëm të ishim pjesë e këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm që do të zhvillohet në datën 11 dhe të gjithë së bashku në datën 11 do ta shikoni dhe vetë ditën kur do të nisemi të gjithë, në datën 11, për të qenë pjesë e këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm. Nuk diskutohet që të gjithë demokratët janë të mirëpritur, kushdo që dëshiron le të vijë. Sido që të dalin rezultatet ne përsëri do të jemi pjesë e PD-së. Kemi qenë që në themelimin e saj dhe do vazhdojmë të jemi, kushdo të jetë në krye të PD-së, qoftë njëri apo nga tjetri nga ata që kërkojnë të zgjidhen kryetarë të PD-së Kjo lëvizje i bën mirë PD-së sepse kemi parë që PD-ja në këto 8 vjet ka qenë goxha e përgjumur.”

Etiketa: 11 dhjetor18 dhjetorBASHAberishaKryesore1kuvendi kombetarPD

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Përmirësohet situata e pandemisë në vend, në 7 ditë 50% më pak vdekje

Përmirësohet situata e pandemisë në vend, në 7 ditë 50% më pak vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej...

Lexo më shumë
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com