GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonte kokainë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm

09:08 - 22/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Transportonte kokainë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s  Xhulio Liçi.

Ai u arrestua në maj të këtij viti për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Liçi u kap bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, duke transportuar 1 kilogramë kokainë.

Nimani deklaroi para hetuesve se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij.

Për këtë arsye, prokuroria e gjendur përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s dhe Luan Gaçin.

Kush është Ded Nimani

Ded Nimani i cili ka deklaruar se është autor i vetëm në këtë veprimtari kriminale është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2017, është dënuar me 9 vite burg për trafik droge.

Asokohe Nimani, ka dorëzuar një kallëzim nga qelia, sepse siç pretendonte, nuk kishte asnjë mundësi të paraqitej te noteri në Tiranë për të nënshkruar një deklaratë, në të cilën të binte dakord për të bijën për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.about:blank

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e kryeqytetit dërgoi si të pandehur bashkëshorten e Nimanit, shtetasen M. Nimani dhe noterin Lek Vatnikaj, që të dy nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Në kërkesën për gjykim përmendej se, bashkëshortja e të dënuarit kishte paraqitur një prokurorë, në të cilën avokati lejohej të përfaqësonte interesat dhe vullnetin e Nimanit. Por pas veprimeve hetimore, sipas prokurorëve, avokati kishte të drejtë ta mbronte të dënuarin vetëm për çështjen penale për të cilën ishte arrestuar dhe për asnjë çështje tjetër.

Operacioni dhe arrestimi i efektivit

Rreth orës e 11:12 minuta të ditës së shtunë në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO.

Automjeti drejtohej nga Luan Gaci dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin 2 persona, drejtues ishte Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Ninami.

Këta dy të fundit dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës me targa BZ. Në atë moment u afrohet edhe Luan Gaci. Të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Liçi nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent. Brenda saj kishte lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën po e mbante në dorë në prezencë të Nimanit dhe Gacit duke biseduar me ta.

Pikërisht në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Liçi ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Etiketa: efektivKryesore1RENEA

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
Napoli sfidon Legian, merret vendimi për Muçin

Ndër më të mirët e momentit në botë, Napoli humbet yllin e skuadrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com