GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi

22:38 - 31/05/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë aktivitete të përditshme mund të çojnë në dhimbje shpine, duke filluar nga qëndrimi ulur për orë të gjata e deri tek teprimi me ushtrime në palestër.

Tendosja e rregullt e muskujve ndihmon në mbrojtjen e shpinës duke rritur fleksibilitetin dhe duke ulur rrezikun e lëndimit. E bërë pas stërvitjes, ndihmon gjithashtu në parandalimin e dhimbjes së muskujve.

AgroWeb.org ju nje më poshtë me tre ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni edhe vetën në shtëpi, të cilat shërbejnë për të rekalsuar muskujt dhe për të mbajtur larg dhimbjen e shpinës.

Filloni me nxehjen

Shtriqja e muskujve pa i nxehur ato mund të çojë në lëndim. Pra, fillimisht duhet të bëni pak nxehje rreth 5 deri në 10 minuta, si p.sh., të ecni ose të pedaloni një biçikletë të palëvizshme me një ritëm të ngadaltë. Më pas vazhdoni me ushtrimet.

Ushtrimi i parë

Shtrihuni me shpinë në dysheme me këmbët e shtrira.

Ngrini dhe përkulni këmbën e djathtë, duke e çuar gjurin drejt gjoksit.

Kapeni këmbën me dorën tuaj të djathtë dhe tërhiqeni drejtë gjoksit sa të jetë e mundur, pa u sforcuar. Qëndroni në këtë pozicion duke shtrënguar muskujt e barkut dhe duke puthitur mirë shtyllën kurrizore në dysheme. Mbajeni për 5 sekonda dhe kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar.

Bëni të njëjtën gjë me këmbën e majtë dhe më pas me të dyja këmbët menjëherë. Përsëriteni ushtrimin pesë herë.

Ushtrimi i dytë

Filloni duke vendosur duart dhe gjunjët në dysheme. Krahët duhet të jenë të hapur sa gjerësia e shpatullave.

Lëvizni përpara, duke e vënë peshën në krahë. Rrumbullakosni pak shpinën dhe lërini të pasmet të vijnë përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.

Pas kësaj lëvizni prapa, duke ulur të pasmet sa më afër thembrave dhe duke i mbajtur krahët e shtrirë drejt përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.

Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar dhe përsëriteni pesë herë.

Ushtrimi i tretë

Qëndroni drejt me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave. Vendosni pëllëmbët e duarve në pjesën e poshtme të shpinës. Merrni disa frymëmarrje të ngadalta dhe të thella për t’u çlodhur.

Përkulni pjesën e sipërme të trupit prapa, duke i mbajtur gjunjët drejt. Mbështetni shpinën tek duart tuaja. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda. Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar. Përsëriteni pesë herë.

Përfundimi

Tendosja e muskujve mund të ndihmojë në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës duke përmirësuar qëndrueshmërinë e muskujve. Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të filloni një program të ri ushtrimesh të shpinës, veçanërisht nëse keni apo keni pasur më parë probleme të shtyllës kurrizore ose dëmtimit të shpinës. Pastaj ndiqni këto udhëzime të përgjithshme.

Etiketa: ushtrime

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Vrasja e Fation Bicit në Gramsh, Eksperti: Krim i paralajmëruar, rinia në garë me promovimin e antivlerave

Vrasja e Fation Bicit në Gramsh, Eksperti: Krim i paralajmëruar, rinia në garë me promovimin e antivlerave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)
Breaking Views

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)

23:19 - 28/01/26

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e...

Lexo më shumë
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

22:01 - 28/01/26
Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com